U firmos sot marrëveshja e bashkëpunimit mes Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën. Qendra e Botimeve për Diasporën dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve për shkëmbimin e eksperiencës dhe hartimin, seleksionimin, përshtatjen, përmirësimin e teksteve shkollore dhe literaturës plotësuese për mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, në kuadër të programit të botimeve dygjuhëshe të ndërmarrë nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
Projekti i parë që Qendra e Botiemeve për Diasporën do të realizojë në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja është mbikqyrja e përgatitjes së botimit dygjuhësh të “Tregimeve të moçme shqiptare” të Mitrush Kutelit në gjuhët: shqip-anglisht, shqip-frëngjisht, shqip-greqisht, shqip-italisht, shqip-gjermanisht.
Drejtuesit e dy institucioneve, dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, prof. Artur Sula dhe Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, dr. Mimoza Hysa u shprehën të gatshëm për bashkëpunim dhe për mbështetje të ndërsjellë të projekteve dhe veprimtarive në të ardhmen.