Qendra e Botimeve për Diasporën vë në dispozicion të fëmijëve në Diasporë, një tjetër fjalor dygjuhësh për fëmijë: fjalorin shqip-gjermanisht, në formatin e-book.
Fjalori, shumë i dobishëm për mësuesit dhe fëmijët në Diasporë dhe jo vetëm, është i shkarkueshëm falas për të gjithë.
Fjalori dygjuhësh për fëmijë është konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç dhe shoqërohet me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për t’i qartësuar dhe për t’i konkretizuar edhe më shumë fjalët duke i bërë ato edhe më të kuptueshme për fëmijët.
Ky fjalor synon t’u japë fëmijëve të Diasporës një lëndë të pasur për të përmirësuar njohuritë e tyre në gjuhën shqipe, por gjithashtu mund të jetë shumë i vlefshëm edhe në procesin e mësimdhënies.
Qendra e Botimeve për Diasporën publikon falas online fjalorin dygjuhësh për fëmijë, shqip-gjermanisht
Comments are closed.