Së shpejti do të vijë në gjuhën shqipe libri i albanologut Robert Elsie kushtuar bektashinjve shqiptarë. Ky vëllim i kushtohet rendit të dervishëve bektashianë në Shqipëri dhe rolit të tij në historinë shqiptare. Ai trajton vetëm përciptazi bektashinjtë e Turqisë dhe gjetkë, për të cilët tashmë është shkruar shumë, edhe pse kryesisht në turqisht. Libri është i ndarë në katër seksione themelore: seksioni i parë është përmbledhje e historisë dhe e kulturës së bektashinjve shqiptarë, seksion i i dytë përmban një larmi shkrimesh mbi bektashinjtë shqiptarë nga udhëtarët e hershëm dhe studiuesit e shquar, seksioni i tretë ofron një katalog të gjerë të teqeve (manastireve) kryesore dhe tyrbeve (faltoreve) të bektashinjve shqiptarë dhe seksioni i katërt është një katalog i figurave më të shquara historike dhe legjendare të bektashinjve shqiptarë.

Mëso më shumë