Shkrimtari shqiptaro-italian Elvis Malaj sjell në shqip përmbledhjen e tij të parë me tregime “Nga veranda jote duket shtëpia ime” (“Dal tuo terrazzo si vede casa mia”). Një rrëfim për dy brigje, sa të njohura edhe të panjohura për njëra-tjetrën, për njerëz të ndryshëm, por në thelb të ngjashëm. Kështu mund ta përshkruajmë me një fjali librin e shkrimtarit shqiptaro-italian Elvis Malaj. “Nga veranda jote duket shtëpia ime” është vëllimi i parë me tregime i Malajt, ku në 12 tregimet vërtiten dy botë sa të ndryshme, aq edhe të njëjta. Dy botë që ballafaqohen me njëra-tjetrën përmes emocioneve, traditës dhe risisë, të njohurës dhe të panjohurës. Ai rrëfen pa klishe jetën e vështirë të të rinjve në Itali dhe në Shqipëri, rrëfen për bullizmin, familjen, stereotipet, gëzimet, dhimbjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit, por me një këndvështrim të ri dhe të freskët. Këto tregime përfaqësojnë një qenie që vuan, grindet, qesh, dashuron dhe urren. Elvis Malaj la lindur në Malësinë e madhe dhe në moshën 15 vjeçare është transferuar në Itali. Në shumë tregime ai i referohet edhe fshatit të tij të Lindjes, Bajzë. Tregimet kanë edhe elemente biografikë dhe në mjaft rast e përmbledh qenien e tij në tregime. “Nga veranda jote duket shtëpia ime” u rendit si një ndër 12 kandidatët më të mirë të çmimit “Strega” 2018, çmimi më i rëndësishëm letrar në Itali.
Shkrimtari shqiptaro-italian Elvis Malaj sjell në shqip përmbledhjen e tij të parë me tregime “Nga veranda jote duket shtëpia ime” (“Dal tuo terrazzo si vede casa mia”)
Comments are closed.