Shkrimtarja Anisa Markarian bëhet pjesë e nismës “Lexo dhe ti një letër”, projekt i Teatrit Aleksandër Moisiu, Durrës. Me një letër të bukur dashurie të përkthyer e të përshtatur nga vetë znj. Markarian, ju ftojmë sonte të mos e humbni në ora 21.00 tek “Letra e mbrëmjes”. Anisa Markarian është aktore shumë e njohur për publikun shqiptar dhe skenariste e talentuar, ka interpretuar në disa filma dhe ka fituar çmime kombëtare si aktore. Ka botuar poezi e prozë, si: “Sënduku i kujtimeve”, “15 ditë prilli” etj., dhe është përfshirë në disa antologji letrare. Jeton dhe punon në Francë që prej vitit 1991.
Shkrimtarja Anisa Markarian bëhet pjesë e nismës “Lexo dhe ti një letër”
About the Author: QBD
Related Posts
Comments are closed.