Në numrin e tetëdhjetetetë të gazetës letrare-kulturore ExLibris, Granit Zela dhe Flurans Ilia rrefejnë në një dialog të gjatë fillimet, rrugëtimin krijues dhe artin e fjalës së shkruar. Granit Zela, me banim në Teksas, dhe Flurans Ilia, me banim në Kanada, janë shfaqur në rrethet letrare dhe në shtypin letrar në fillim të viteve 2000. Kanë botuar libra me poezi dhe prozë duke tërhequr vëmendjen e kritikës. Janë të pranishëm shpesh në shtypin shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, me shkrimet e tyre në lëmin e publicistikës, esesë, përkthimit dhe studimit.

Mëso më shumë