NJOFTIM PËR BASHKËPUNËTOR TË JASHTËM
PËR HARTIMIN E PËRMBAJTJES SË PLATFORMËS DIGJITALE 
TË MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE

Qendra e Botimeve për Diasporën kërkon bashkëpunëtorë të jashtëm, për hartimin e përmbajtjes së Platformës Digjitale të mësimit të gjuhës shqipe:

Bashkëpunëtor i jashtëm, mësues nga Diaspora, për hartimin e përmbajtjes së Platformës Digjitale të mësimit të gjuhës shqipe, niveli I

Kriteret:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë me kohë të plotë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja;
  1. Të gëzojë minimalisht gradën shkencore “Doktor”;
  2. Të njohë informacionin, strukturën dhe përmbajtjen e një materiali ndihmës për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit e nivelit të parë.
  3. Të ketë përvojë pune jo më pak se pesë vjet në mësimdhënie në Diasporë;
  4. Të ketë rezultate të larta në punën mësimdhënëse.
  5. Të ketë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për zhvillim profesional (pranohen certifikatat vërtetuese).
  6. Të japë ose të kenë dhënë mësim në njërin nga nivelet e arsimit parauniversitar (ose universitar).
  7. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore ndihmëse.
  8. Të jenë në marrëdhënie pune.

 

Kandidatët mësues nga Diaspora duhet të dorëzojnë CV-në dhe këto dokumente: fotokopje të diplomës së shkollës së lartë, të librezës së punës, të dokumentit të identitetit, dëshminë e penalitetit dhe certifikata të ndryshme (nëse zotëron), pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe në adresën e email-it , brenda datës 23.09.2020, ora 14:00.

Faleminderit!