Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa, zhvilloi sot një takim me studiuesin dhe albanologun e Universitetit të Shën Petërburgut, Aleksandër Novik, me të cilin u bisedua rreth mundësisë së përkthimit dhe botimit në gjuhën shqipe të veprës “Ekspedita në lumin Azov – Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës” vëllimi I, II, me autor kryesor Aleksandër Novik, dhe bashkautorë J. V. Bucatskaja, D. E. Ermolin, A. S. Dugushin, M. S. Morozov (grup autorësh). Ky studim i plotë mbi historinë, gjuhën dhe traditat e shqiptarëve të Ukrainës është vlerësuar me çmimin kombëtar vjetor 2017 nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. U bisedua gjithashtu edhe për një bashkëpunim më konkret e më të zgjeruar me katedrat e gjuhës shqipe në botë.