Komisioni i Përbashkët Shqipëri–Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, shpall thirrjen për aplikim për recensentë për vlerësimin e tekstit mësimor për mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë, me titullin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” niveli I. Ftohen të aplikojnë individë që përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuara në paketën e dokumenteve mbi procedurat e zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën, miratuar në shkurt 2021 nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, si dhe Ministri i Shtetit për Diasporën i Republikës së Shqipërisë.
Individi aplikues aplikon në linkun: https://qbd.gov.al/aplikimeqbd/
Aplikimet pranohen nga data 14 qershor – 9 korrik 2021.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Specialist/ekspertsipas fushave:
Ø Dokument identifikimi;
Ø Jetëshkrimi (CV-ja);
Ø Diplomë e ciklit të dytë të studimeve në njërën nga fushat (gjuhë shqipe, letërsi, histori, gjeografi, kulturë muzikore, kulturë figurative);
Ø Dëshmi e gradave shkencore dhe/ose titujve akademikë (nëse ka);
Ø Dëshmi të botimeve, pjesëmarrjeve në konferenca dhe kontributeve në arsim dhe/ose shkencë;
Ø Dëshmi për përvojë në vlerësimin e teksteve mësimore (nëse ka);
Ø Vetëdeklarim mbi vërtetësinë e dokumenteve të dorëzuara.
- Specialist/ekspert gjuhësor:
Ø Dokument identifikimi;
Ø Jetëshkrimi (CV-ja);
Ø Diplomë e noterizuar për ciklin e dytë të studimeve në gjuhë shqipe;
Ø Dëshmi të përvojës në redaktim gjuhësor në fushën e botimeve;
Ø Vetëdeklarim mbi vërtetësinë e dokumenteve të dorëzuara.
3. Mësues nga diaspora:
Ø Dokument identifikimi;
Ø Diplomë si mësues/mësimdhënës për ciklin fillor/klasor ose në njërën nga fushat e kurrikulës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë (gjuhë shqipe, letërsi, histori, gjeografi, kulturë muzikore, kulturë figurative);
Ø Dëshmi si mësues në diasporë;
Ø Dëshmi të përvojës së punës (së paku 5-vjeçare) si mësues i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare në diasporë;
Ø Dëshmi të kualifikimeve dhe trajnimeve në fushën e mësimdhënies (nëse ka);
Ø Vetëdeklarim mbi vërtetësinë e dokumenteve të dorëzuara.
Dokumentet duhet të ngarkohen online në formatin pdf në linkun: https://qbd.gov.al/aplikimeqbd/