Zvicër, 1006 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën arritën tashmë te mësuesit e shkollave shqipe atje, pikërisht në kohën e duhur për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.
Librat e mbërritur përmes MEPJ e Postës Shqiptare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, iu dorëzuan mësuesve Nora Macula, Vaxhid Sejdiu, Teuta Myrtaj, Mimoza Dako, Qefsere Sejdiu, Afërditë Maliqi, Gani Shala, Rexhep Rexhepi (veprimtarë) dhe Isuf Ismaili, gjatë një pritje nga ambasadori z. Ilir Gjoni.
Gjatë periudhës kohore 2019-2020, në saje të nismës së prof. dr. Vaxhid Sejdiu, znj. Mimoza Dako e mësuesve të tjerë, janë hapur dhjetëra shkolla shqipe në Zvicër, ku më e fundit ndër to lajmërohet të jetë në Regensdorf të Zyrihut.
Tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shenjuar letërsinë shqipe, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve tona dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme” janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.
Zvicër, mbërrijnë tekstet falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën
Comments are closed.