Bashkim Shehu lindi në vitin 1955 në Tiranë, ku kreu studimet për  gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës dhe deri në vitin 1981 punoi si skenarist në studion kinematografike “Shqipëria e Re”. Tetë vjet të jetës së tij i kaloi në burgjet e regjimit komunist dhe dy vjet në internim. Pas rënies së regjimit komunist, punoi sërish në studion kinematografike “Shqipëria e Re” dhe për Federatën Ndërkombëtare të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, si monitorues. Më 1993 u largua nga Shqipëria dhe jetoi për tre vite në Budapest, ku përfundoi studimet pasuniversitare në sociologji. Prej vitit 1997, ai jeton në Barcelonë, Spanjë, ku aktualisht punon si këshilltar për Europën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.

Disa prej librave të shkrimtarit Bashkim Shehu janë botuar në  gjuhë të ndryshme të botës, si: “Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit”, “Rrëfim ndanë një varri të zbrazët” (roman autobiografik), “Vjeshta e ankthit”, “Gostia” dhe dy përmbledhje me tregime.

Vepra: 

“Një kohë tjetër”,  Naim Frashëri, Tiranë, 1977

“Vjeshta e ankthit”, Lubjana, 1993
“Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit”, roman, Buzuku, Tiranë, 1995
“Rrethi”, roman, Prishtina, 2000 / Tiranë, 2002
“Orfeu në Zululandën e Re”, roman, Tiranë, 2003
“Udhëkryqi dhe humnerat”, roman, Tiranë, 2003
“Gjarpri dhe heronj të tjerë”, roman, Tiranë, 2004
“Angelus Novus”, roman, Tiranë, Toena, 2005
“Hija e gurit”, récits, Tiranë, Toena, 2006
“Mozart, me vonesë”, roman, Tiranë, Toena
“Loja, shembja e qiellit”, roman, Tiranë, Toena
“Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”, roman, Tiranë, Toena, 2015