Gentiana Minga lindi më 12 prill 1971 në Durrës. Aktualisht jeton ne Bolzano (Itali) që prej vitit 1998.
Pjesë të krijimtarisë së saj janë përkthyer e botuar në rumanisht (“Menabò”), spanjisht (“Monolito”, Meksikë), gjermanisht (“Lichtungen”, Austri). Është përfshirë në antologji të ndryshme italiane, si: “Sotto cielo di Lampedusa”, Rayela, Milano; “Prato Cita Aperta”, Marco del Bucchia, 2016 (rrëfime), “Generose, tormentate, combattive – figure femminili dal territori” etj.
Në vitin 2018, përshihet në Antologjinë e Poezisë Femërore Italiane prej viteve ‘60 e deri më sot: “Matrilineari, Madri e figle nella poesia italiana dagli anni 60 fino ad oggi” të shtëpisë botuese “Vita Felice”, Romë.
Ka përkthyer dhe botuar nga italishtja pjesë nga krijimtaria e autorëve të ndryshëm, si Pier Paolo
Pasolini, Corrado Alvaro, Luis Sepulvelda, Norbert C. Kaser.

Vepra:

“Autopsia e shkatërrimit”, novela e tregime (“Europa”, Tiranë, 1993)
“Zonja e Shkodrës”, poezi, (“Florimont”, Tiranë, 2003)
“Ciao mamma, un saluto da Bolzano”, vëllim poetik, (“Terra d’Ulivi”, 2017)