Nxënësit dhe mësuesit në Diasporë përfitojnë falas tekste të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën: “Klasikët Dygjuhësh” e “Fjalor Dygjuhësh Për Fëmijë”.
Me vendimin Nr. 408, datë 20.5.2020 të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Çmimeve të Shitjes së Teksteve të Botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, “Klasikët Dygjuhësh” dhe “Fjalor Dygjuhësh Për Fëmijë” dhe të Kategorive që Përfitojnë Falas Kopje të Teksteve”, miratohen çmimet e shitjes së teksteve të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, “Klasikët Dygjuhësh” e “Fjalor Dygjuhësh Për Fëmijë”, si dhe kategoritë që përfitojnë falas kopje të këtyre teksteve, të cilët janë nxënësit dhe mësuesit.