Mësuesja Anila Kadija e Shkollës Shqipe në Londër të Anglisë “Ardhmëria” vjen me një projekt të ri interesant “Old Fashioned, Young Life project’”, prezantuar nga NRSCE.

Projekti i hartuar për fëmijë 6-10 vjeç, synon të sjellë një mënyrë të re konceptimi në mësimdhënien online.

Një aktivitet argëtues, artistik që frymëzon fëmijët të njihen me piktorë të famshëm dhe të rikrijojnë veprën e tyre në mënyrë individuale, dukë praktikuar kështu shprehësinë artistike. Fëmijët së pari fillojnë të flasin për pikturën, kohën dhe historinë pas saj. Ata e përshkruajnë në gjuhën shqipe, tregojnë çka ndiejnë dhe pse u pëlqen, veçojnë objektet që gjenden aty, duke nxjerrë kështu fjalor të pasur. 

Qendra Kombëtare e Burimeve për Arsimin Plotësues (NRCSE) është një organizatë kombëtare strategjike dhe mbështetëse për mësimin plotësues të udhëhequr nga komuniteti dhe sektori i mësimit plotësues në të gjithë Anglinë.

Mëso më shumë