
Komisia ishte një këshill i formuar nga intelektualët më në zë të kohës mbi çështjen e gjuhës shqipe, dhe mjaft albanologë të huaj. Pjesëmarrës të saj ishin intelektualë të njohur brenda dhe jashtë vendit, personalitete të kulturës kombëtare, ekspertë të të gjitha fushave, njohës të të gjitha gjuhëve klasike dhe moderne të kontinentit evropian, si dhe të zhvillimit arsimor e kulturor të vendeve të përparuara. Me një përfaqësi të tillë synohej “bashkimi i një elite intelektuale të fuqishme” dhe gjetja e zgjidhjes së problemeve më të mprehta dhe të ngutshme të gjuhës, letërsisë, arsimit dhe kulturës kombëtare.
Ndër ta përmendim: Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Sotir Peci, Dom Ndre Mjeda, Mati Logoreci, At Ambroz Marlaskaj, dr.Gjergj Pekmezi, Hilë Mosi, Aleksandër Xhuvani, Maksimilian Lamberci, Rajko Nahtigal, Imzot Vinçens Prenushi etj.