Ndue Ukaj është shkrimtar, kritik i letërsisë dhe publicist.
Ai lindi në Stubëll të Epërme më 1977.
Që nga viti 1996, kur filloi studimet në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës, është angazhuar në jetën shoqërore, kulturore dhe politike, me shkrime e angazhime aktive.
Veprimtaria e tij letrare është e shtrirë në disa fusha: poezi, prozë, kritikë letrare dhe publicistikë.
Është i përfshirë në disa antologji të poezisë, brenda dhe jashtë vendit. Poezitë dhe tekstet e tij janë përkthyer në anglisht, spanjisht, italisht, rumanisht, finlandisht, kinezisht, suedisht, turqisht dhe janë botuar në shumë revista prestigjioze.
Në vitin 2004 është shpërngulur në Suedi dhe atje ka jetuar disa vite. E ndan jetën e tij mes Kosovës e Suedisë.
Vepra:
“Diskursi biblik në letërsinë shqipe”, (2004), studim
“Ujëvarat e metaforave”, (2009), poezi
“Godo nuk vjen” (2010), poezi (përkthyer edhe në anglisht e spanjisht nga Peter Tase)
“Interpretime letrare”, (2010), ese
“Ithaca of the Word”, (2010) (poezi të përkthyera nga libri “Ujëvarat e metaforave” dhe disa të reja, nga Peter Tase)
“Arka e shpëtimit” (2012), poezi
“Gjithmonë diçka mungon”, (2017), poezi
“Krijimi i dashurisë”, (2017)
Përmbledhje poetike e botuar nga Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit, 2017
Vlerësime:
Çmimi kombëtar ”Azem Shkreli” për “Godo nuk vjen”, si libri më i mirë me poezi, 2010
“Poezia më e mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, “Ditët e Naimit
Revista letrare “The International Poetry Transation And Research Centre”, që botohet në Kinë, më 2014, e ka vlerësuar si një nga poetët më të mirë të botuar në vitin 2013 në këtë revistë.
“Creativity prizes” në Naji Naaman’s Literary Prizes 2016