Poet, romancier e tregimtar, Shkëlqim Çela ka botuar deri sot përmbledhjet me proza “Mëmëdhembje” (“Albin”, 2008), “Kulmak” (“Albin”, 2009), “Ishulli Ruzvelt” (“Tirana Times”, 2013) –  fitues i çmimit të dytë të Ministrisë së Kulturës më 2014, “Tuneli i dhëndurëve” (Tirana Times, 2015), “Embriologji” (“Mapo Editions”, 2016) – fitues i “Çmimit Kadare 2016”, romanin “Një zgjues për ty” (Tirana Times, 2017), si dhe përmbledhjen poetike në anglisht “Dogleg” (“The Aldrich Press”, 2017). “Barërat e së keqes”, vëllimi i shtatë në prozë i autorit, botuar nga “Çabej”, 2019, është një përmbledhje prozash të shkurtra që nxjerrin në pah më së miri vlerat e karakteristikat të stilit të njërit prej më të shquarve e më interesantëve autorë në letrat shqipe të ditëve tona. Vepra e tij poetike në gjuhën shqipe, përveç vëllimit “Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore” (“Tirana Times”, 2012) e disa botimeve online, është ende e pabotuar. Çela ka lindur në Tiranë në vitin 1962. Pasi kreu studimet universitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, emigroi në Austri në vitin 1991 dhe më pas në ShBA, ku kreu studime të niveleve të larta në fushën e statistikës e të mbrojtjes së mjedisit. Që nga viti 2001 punon si drejtor i analitikës së avancuar e si konsulent kryesor në disa kompani analitike të njohura amerikane; është dhe autor i një sërë artikujsh shkencorë në periodikë të specializuar.

Veprat:

“Mëmëdhembje”,  proza (“Albin”, Tiranë 2008)

“Kulmak”, proza (“Albin”, Tiranë 2009)

“K.”,  poezi (“Albin”, Tiranë 2010)

“Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore” (“Tirana Times”, Tiranë, 2012)

“Ishulli Ruzvelt” (Tirana Times, Tiranë, 2013)

“Tuneli i dhëndurëve”, tregime dhe novela (“Tirana Times”, Tiranë, 2015)

“Embriologji”, novela  (“Mapo”, Tiranë, 2016)

“Një zgjues për ty”, roman (“Tirana Times”, Tiranë, 2017)

“Barërat e së keqes”, prozë (“Çabej, Tiranë, 2019)

Vepra në gjuhë të huaj:

“Dogleg”, përmbledhje poetike, anglisht,  (“The Aldrich Press”, 2017)

Vepra në bashkautorësi:

“Bimët livadho-kullasore dhe bashkëshoqërimet e tyre”,  studim, Ismet Boka; Theofan Buzi; Shkëlqim Çela; Veli Hoxha, (“Shtëpia e Propagandës Bujqësore”, Tiranë, 1988)

“Livadhet polifite të Tiranës dhe Skraparit,  studim, Shkëlqim Çela; Theofan Buzi,  (“Shtëpia e Propagandës Bujqësore”, Tiranë, 1989)