Elvira Dones u lind në Durrës dhe u rrit në Tiranë. Filloi të drejtojë programe televizive që në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare. Në vitin 1984 u diplomua në letra angleze e shqipe në Universitetin shtetëror të Tiranës.
Në vitin 1988 u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Zvicër. Më 1997 botoi romanin e saj të parë, “Dashuri e huaj” (përkthyer në gjuhën italiane me titullin “Senza bagagli”). Në tokën helvetike shkroi nëntë vepra narrative (shtatë romane e dy vëllime me tregime); skenarë filmash për kinemanë e televizionin dhe realizoi si gazetare-regjisore një sërë dokumentarësh televizivë. Në periudhën 2004-2015 Elvira Dones jetoi e punoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krye në Uashington D.C. e më pas në Kaliforni, në zonën e San Françiskos.
Në fund të vitit 2015 u kthye në Zvicër ku vazhdon të jetojë edhe sot, duke ndarë jetën midis dy profesioneve: si shkrimtare dhe si regjisore e filmave dokumentarë pë Radiotelevizionin Publik Zvicerian.
Elvira Dones lëvron letërsinë në gjuhë shqipe e italiane. Vepra e saj letrare është përkthyer në disa gjuhë të botës.

Vepra letrare:
“Dashuri e huaj”, roman (“Çabej MÇM”, Tiranë, 1997; “Pegi”, Tiranë, 2015)
“Kardigan”, roman  (“Çabej MÇM”, Tiranë, 1998)
“Yjet nuk vishen kështu”, roman (“Sejko”, Elbasan, 2001; “Dudaj”, Tiranë, 2009; “Pegi”, Tiranë, 2015)
“Ditë e bardhë e fyer”, roman (“Sejko”, Elbasan, 2001; “Dudaj”, Tiranë, 2010; “Pegi”, Tiranë, 2017)
“Më pas heshtja”, roman (“Sejko”, Elbasan, 2004)
“Lule të gabuara”, tregime (“Onufri”, Tiranë, 1999; 2006)
“Hana”, roman (rigjinali italisht: “Vergine Giurate”) (“Sejko”, Elbasan, 2007; “Dudaj”, Tiranë, 2012)
“I love Tom Hanks”, përralla moderne (“Dudaj”, Tiranë, 2009; “Pegi”, Tiranë, 2014)
“Luftë e vogël e përkorë”, roman (“Dudaj”, Tiranë, 2012)

Çmime, përkthime, ekranizime:
Çmimi “Fondazione Carical Grinzane Cavour”, 2008: Hana” (2007), roman, shkruar në italishte dhe përkthyer në shqipe, anglishte, gjermanishte, polonishte (ekranizuar për filmin “Vergine Giurate” të regjisores Laura Bispuri dhe vlerësuar me shumë çmime në disa festivale ndërkombëtare të filmit)
Çmimi “Latisana per il Nord-Est 2001: “Yjet nuk vishen kështu” (2000), roman, shkruar në shqipe dhe përkthyer në italishte, frëngjishte
“Luftë e vogël e përkorë” (2011), roman, shkruar në italishte dhe përkthyer në shqipe, frëngjishte dhe gjermanishte (nga shtëpia botuese zvicerane “INKPRES”)
“Më pas heshtja” (2004), roman, shkruar në shqipe, përkthyer në italishte;
“Ditë e bardhë e fyer” (2001), roman, shkruar në shqipe dhe përkthyer në italishte (dramatizuar në filmin artistik “Në kërkim të Brunildës” me regji të Mohammed Soudani)
“Dashuri e huaj” (1997), roman, shkruar në shqipe dhe përkthyer në italishte.
(Romanet “Yjet nuk vishen kështu”, “Ditë e bardhë e fyer” e “E më pas heshtja” bëjnë pjesë në një trilogji të titulluar “Trilogjia e dhembjes”.)

Vepra në fushën e filmit dokumentar televiziv:
“Në kërkim të Brunildës” (“Cercando Brunilda”, 2003, me bashkautor Mohammed Soudani), dokumentar investigativ i metrazhit të gjatë mbi trafikun njerëzor mes dy anëve të Adriatikut. Prodhuar e transmetuar nga RSI – Radiotelevisione della Svizzera italiana. Përfshirë në seleksionimin final të Çmimit të gazetarisë investigative “Ilaria Alpi”, Itali, 2004.
“I ngujuar” (“Inchiodato”, 2004, në bashkëpunim me Fulvio Mariani), dokumentar i metrazhit të gjatë mbi gjakmarrjen në Shqipërinë e Veriut. Prodhuar e transmetuar nga RSI (Radiotelevisione svizzera di lingua italiana).
Fitues i Çmimit FIPA d’argent në seksionin “Grands Reportages et faits de societé” në “Festival International des Programmes Audiovisuels” (FIPA, Biarritz, France, 2005);
Fitues i titullit Miglior reportage në “Premio internazionale del documentario e del reportage mediterraneo” (Siracusa, Italia, 2005)
“Klienti dhe vajza” (“Il cliente e la ragazza”, 2005), dokumentar narrativ mbi botën e nëndheshme të klientelës së prostitucionit në territorin italian. Prodhuar e transmetuar nga RSI (Radiotelevisione della Svizzera italiana).
“Virgjëreshat e betuara” (titulli origjinal: “Vergini giurate / Sworn Virgins”, 2006, bashkëprodhim mes RSI – Radiotelevisione svizzera dhe  Dones Media).
Fitues i çmimit “Best Documentary film” në Baltimore Women’s Film Festival, Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2007.  Shpërndarë në Amerikën e Veriut nga “Filmakers Library”.
“Alberto Nessi – Fiori d’ombra”, realizuar në vitin 2018.