Personalitete historike

Sami Frashëri

By |June 25th, 2020|

Sami Frashëri (1850-1904) ishte poliglot, shkencëtar, mendimtar enciklopedist dhe kontribues i vyer, jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe atë turke. I njohur gjerësisht për botën si Shemsedin Sami, ai shkroi rreth 50 vepra në disa zhanre, si: studime shkencore, shkrime letrare e historike, publicistikë etj.

Samiu ishte ideologu kryesor i Lëvizjes kombëtare shqiptare, dijetar, shkrimtar […]

Abdyl Frashëri

By |June 25th, 2020|

Abdyl Frashëri (1839-1892), ideolog i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atdhetar, ushtarak, deputet shqiptar në Parlamentin Osman. Vëlla i dy personaliteteve më të njohura shqiptare të kohës, Naim dhe Sami Frashëri, Abdyli u shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo Kriza Lindore rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua […]

Dom Nikollë Kaçorri

By |June 25th, 2020|

Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917) ishte atdhetar, klerik, nënshkrues i aktit të Pavarësisë. Kaçorri lindi në Krej të Lurës në vitin 1862. Ishte atdhetar e diplomat shqiptar dhe zëvendëskryeministri i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit. Ipeshkvi i Durrësit, dom Ambrosio, e mori me vete dhe e çoi në shkollë. Më 1882 mbaroi kolegjin […]

Loni Papa

By |June 25th, 2020|

Loni Papa (1932-2018) ishte dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë me një krijimtari të pasur në prozë, poezi, publicistikë etj. Autor i më shumë se 35 veprave letrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës. Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në […]

Nonda Bulka

By |June 25th, 2020|

Nonda Bulka (1906-1972) ishte shkrimtar, atdhetar, pedagog e demokrat. Ka marrë pjesë aktive në krijimtarinë letrare publicistike në vitet ‘30 të shekullit XX dhe është dalluar me humorin e satirat e tij kundër regjimit të kohës, të cilat i botonte nën pseudonimin Chri-Chri. Veprat e tij janë: “Kur qan dhe qesh bilbili”, “Skica dhe tregime”, […]

Haki Stërmilli

By |June 25th, 2020|

Haki Stërmilli (1895-1953) shkrimtar i njohur, atdhetar dhe demokrat, lindi në Dibër të Madhe në një familje atdhetare.
Në shtyp dhe botime mbajti qëndrime lidhur me të drejtat e shqiptarëve andej kufirit, republikanizmit dhe të drejtave të femrave. Botoi veprat “Dibranja e mjerueshme” (1923), “Dashuni e besnikri” (1923), “Agimi i lumnueshëm” (1924), “Burgu” (1935), “Sikur t’isha […]

Milto Sotir Gurra

By |June 25th, 2020|

Milto Sotir Gurra (1884-1972) ishte atdhetari, shkrimtari e publicisti që botoi revistat “Shkëndija”, “Zekthi”, “Mituria” dhe shkroi veprat: “Rrëjenjë”, “Goca e malësisë”, “Kur rilindej Shqipëria”, vëllimin poetik “Dëshirë” etj. Vitet më krijuese të jetës së tij i kaloi jashtë vendit: në fillim në Odesë buzë Detit të Zi, kurse më pas në Amerikë, Stamboll, Sofje […]

Mehmet Ali Pashë Vrioni

By |June 25th, 2020|

Mehmet Ali Pashë Vrioni (1842-1895) ishte atdhetar, politikan, diplomat shqiptar e nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mehmet Ali Pashë Vrioni është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar, Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përkthyesit të shquar, Jusuf Vrioni. Nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Berat, anëtar […]

Vexhi Buharaja

By |June 25th, 2020|

Vexhi Buharaja (1920-1987)  ishte atdhetar, dijetar, poet, përkthyes, shkrimtar, historian, studiues, hulumtues dhe njohës i dhjetë gjuhëve kryesore lindore e perëndimore. Buharaja rrjedh prej një familje intelektuale, me trashëgimi të pasur fetare, kulturore, atdhetare. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, pas kësaj vazhdoi studimet në Medresën e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin […]

Dhaskalina Stavri Pinoti (Bubulina)

By |June 25th, 2020|

Dhaskalina Stavri Pinoti (Bubulina) (1771-1825), u bë gruaja që hyri në histori për trimërinë, mençurinë, bukurinë e personalitetin e saj.
Dhaskalina Pinoti Bubulina ishte komandante e anijes luftarake “Agamemnom” me të cilën i dha ndihmë të madhe Ali Pashë Tepelenës, kur Janinën e rrethuan turqit. Ajo iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit grek duke dhënë […]