Gjuha shqipe pa kufi, bashkëpunimi në mes të Shqipërisë dhe Kosovës është i rëndësishëm dhe për ne si mësuesë s’ka kufi – vetëm një gjuhë e një komb

Dje, më 22 qershor 2021, Qendra e Botimeve për Diasporën organizoi aktivitetin “Mësuesit Shqiptarë në Diasporë”, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përmes platformës online, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës: Z. Pandeli Majko znj. Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, ministrja e MASR-it, znj. Evis Kushi, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, znj. Liza Gashi, Drejtoresha e Diplomacisë Publike dhe Diasporës në MEPJ, znj. Mira Hoxha.

Kryetarja e Komisionit të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, për miratimin e teksteve mësimore për Diasporën Anila Ferizaj, kryetari i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë, Vaxhid Sejdiu, udhëheqës i divizionit për Arsimin plotësues në Diasporë i Republikës së Kosovës z. Ymer Avdiu, si dhe Luljeta Çobani, oficere e Diasporës në Itali dhe mësimdhënësit e diasporës, konkretisht përfaqësuesit e KKAD-së, të cilët prekën anën profesionale Si: Adriana Fishta – Bejko, Aurela Konduri, Anila Kadija, Teuta Tabaku, Mustafë Krasniqi, Dritan Mashi, Qemal Zylo dhe Melita Orshkoviç.

Në hapjen e takimit të mësuesve të Diasporës, ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoj lart bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës përsa i përket mësimdhënies në Diasporë, ku ndër të tjera tha: Mendoj se ky është një nga revolucionet e vogla të padukshme që sidomos e ndjejnë dhe ndjehet nga ata që janë protagonistët e vërtetë të këtij takimi, mësuesit në diasporë. Dëshiroj të kem një përshëndetje të veçantë përsa i përket një strukture të re të sapokrijuar me vullnetarizëm, dhe pastaj në fazën e dytë që bën pjesë dhe e strukturës shtetërore, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë me përfaqësues nga të gjithë trevat shqiptare dhe të cilët janë pjeë e pandarë e bashkëpunimit, diskutimit për interesat që sigurisht nuk mund të diskutohen thjesht dhe vetëm me një takim vjetor. Ky këshill mban komunikim permanent me mua, QBD dhe institucione që e konsiderojnë të arsyeshme dhe është një vlerë e shtuar e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës për arsimin në diasporë. Ne kemi nisur me një abetare të përbashkët dhe aktualisht po punojmë që me shpresë se në vitin tjetër arsimor, jo në shtator të këtij viti do të nisim punën me librat e rinj të përbashkët për mësimdhënien në diasporë të miratuar nga të dyja ministritë e Arsimit në Shqipëri dhe Kosovë.

Znj. Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës ndër të tjera tha: Është detyrim i institucioneve tona, që t’i plotësojnë kushtet e mësimdhënies në Diasporë duke theksuar se mërgata jonë vazhdon ta ruajë një lidhje të fuqishme me Kosovën dhe Shqipërinë.

Ndërsa ministrja e MASR-it, znj. Evis Kushi, tha: institucionet tona janë të gatshme për të kontribuar në fushën e arsimit, në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës te diaspora shqiptare, që është një aset i rëndësishëm! Prandaj, jemi të gatshëm të kontribuojmë në këtë fushë, në fushën e arsimit, ruajtjen e gjuhës shqipe dhe, ndërgjegjësimin e prindërve shqiptarë. Znj. Kushi, përmendi seminaret e përbashkëta për zhvillimin profesional të mësuesëve të diasporës, krijimin e regjistrit shtetëror të mësuesëeve të diasporës dhe dhënien e certifikatave të përfshirë dhe në ligjin e arsimit parauniversitar, ku deri në 2021 janë kualifikuar 36 mësuesë.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovë, znj. Liza Gashi ndër të tjera foli mbi problematikat e mësimdhënësve të diasporës dhe rëndësinë e institucionalizimit të gjuhës shqipe në vendet pritëse, ku ndër të tjera tha: “Ne, 27 vende të ndryshme të botës ofrojmë mësimin, ku dhe duhet të gjejmë forma të mundshme për marrëveshje bilaterale me vendet pritëse, foli edhe për certifikimin! Po ashtu znj. Gashi përmendi dhe ndërgjegjësimin e prindërve, bashkëpunimin me mësuesë jashtë vendit dhe institucionet përkatëse, të punojmë që të adresojmë problemin e financimit të mësimdhënësve dhe të gjejmë një alternativë për financimin e mësimit plotësues, si dhe të punojmë për të ngritur kuadro në këtë drejtim.

Znj. Mira Hoxha, Drejtoresha e Diplomacisë Publike dhe Diasporës në MEPJ, duke vlerësuar rolin e mësimdhënësve, përmendi strategjinë kombëtare të Diasporës, e cila me tërë fuqinë vullnetare e profesionale iu është kushtua rëndësisë së ruajtjes së gjuhës e kulturës shqiptare, jashtë vendit.

Takimi vazhdoi edhe me folësit tjerë, ku Kryetarja e Komisionit të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve mësimore për Diasporën, znj. Anila Ferizaj foli për tekstin fitues të përbashkët, ndër të tjera tha: “Shpallja e një teksti fitues të përbashkët është i rëndësishëm për cilësinë e mësimdhënies në diasporë, por ka dhe një vlerë morale, atë që ne po bëjmë punë të përbashkëta, punë të mira, atë që ju si mësuesë të Diasporës e keni filluar me kohë. E keni bashkuar Diasporën me mënyrën se si jepni mësim gjë të cilën dhe shtetet tona e kanë filluar në 2015 dhe mendoj se hap pas hapi do ta shtrijmë e mbështesim në përkushtimin e profesionializmin edhe dashurinë që keni treguar për gjuhën tonë.

Ajo foli edhe për rëndësin që ka kurrikula e përbashkët, për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në Diasporë, për Komisioin që po nxjerrë një paketë të dokumenteve që janë të vlefshme me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, të bazuara mbi standarde që të punohet nga të gjithë mësuesit tanë në diasporë. znj. Ferizaj foli edhe për dokumentin, i cili i drejtohet specialistëve të arsimit, mësuesëve, shtëpive botuese, autorëve të teksteve mësimore, recensues e dhe komisioneve për miratimin e këtyre teksteve.

Ndërsa në emër të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë, foli kryetari dr. Vaxhid Sejdiu ku theksoi se ky këshill, që nga themelimi i saj më 4 korrik e deri më sot, si qëllim primar ka unifikimin e diasporës shqiptare për shkollën shqipe me qëllim të bashkërenditen problemet reale për të gjetur zgjidhje, duke u mbështetur në vizionin dhe misionin e saj, të KKAD-së. Po ashtu foli edhe për përkrahjen, që i dha KMPGJSH-së, më vonë KKAD-së, ministri Majko në bashkëpunimin me QBD-në, të cilët me angazhimin e tyre serioz morëm përkrahjen nga VKM, që KKAD-ja të jetë palë konsultuese në komisionin funksional për tekste e arsim për Diasporë të R.Sh. dhe të RKS. Po ashtu theksoi me një theks të veçantë në lidhje me bashkëpunimin me ambasadorin e R. Sh dhe hapjen e 56 klasave të reja, ku janë në pritje edhe 30 tjera, të hapen tha z. Sejdiu.

Po ashtu tregoi vlerësim për punën e komisionit të përbashkët, kërko që të procedohet dhënia e certifikatave për nxënësit që kanë përfunduar programin e gjuhës shqipe, si dhe foli për organizimin e seminareve në përgatitjen e mësuesëve, si dhe për platformën digjitale,

Në pjesën e dytë të takimit, pas pushimit 30 minutash, fjalën e mori znj. Luljeta Çobani, oficere e Diasporës në Itali foli, për rëndësinë e bashkëpunimit për të nxitur mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë. Ajo njoftoj se për vitin shkollor 2021-2022, shkollat shqipe në Itali do të ketë mbi 1500 nxënës dhe informoi në lidhje me Certifikimin e mësuesëve, në Diasporë.

Ymer Avdiu, udhëheqës i divizionit për Arsimin plotësues në Diasporë , përpos që elaburoi një përmbledhje të shkurtër të shkollës shqipe, theksoi: “ Për Diasporën shqiptare, që prej vitit 2011, është punuar në dy segmete, në çështjen e mësimit në gjuhën shqipe dhe atë institucionale. Janë hapur shumë kënde në biblioteka me libra shqipe, pajisja e nxënësve me tekste të gjuhës shqipe. Janë organizuar shumë aktivitete turistike në trojet shqiptare. Janë botuar disa medium në gjuhën shqipe. Janë mbajtur mesatarisht 4 semirare dhe seminari rajonal. Është mbajtur festivali i fëmijëve në Diasporës, ndërsa viti i fundit ka qenë i vështirë për organizimin e aktiviteteve, që realizojmë, për shkak të pandemisë.

Gjuha shqipe nuk njeh kufi, ndaj bashkëpunimi në mes të Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm edhe pse kemi një vijë kufitare, kjo nuk na pengon që të jemi bashkë, e sidomos Diaspora shqiptare është një dhe kush nuk duhet ta ndajë, për ruajtjen e gjuhës shqipe, sidomos për ne si mësuesë nuk ka asnjë kufi tha dr. znj. Adriana Bejko. Ka ardhur koha që të dy shtetet t’i bashkërendojnë forcat dhe t’i organizojnë të gjithë aktivitetet së bashku. Kurrikula e formuluar nga të dy shtetet duhet të konsiderohet si boshti ligjor rreth të cilit duhet të orientohen të gjitha institucionet dhe duhet ta kemi të qartë të gjithë se për Diasporën shqiptare gjuha shqipe është një. Ajo dha një pasqyrë të suksesit edhe për QBD-në e cila tha: QBD-ja për në një kohë shumë të shkurtër 2 vjeçare ka bërë një punë të jashtëzakonshme, mbi të gjitha ka respektuar punën dhe angazhimin e mësuesve në diasporë dhe është e pranishme, thua në të gjitha takimet e KKAD-së.

Znj. Aurela Konduri mësuese nga Greqia u paraqit me temën: „përdorimi i platformës digjitale„, znj. Drita Gjongecaj, mësuese nga SHBA-ja, referoi me temën: „Trajtimet e mësuesve të diasporës„, kurse znj. Anila Kadija, mësuese në Britani të Madhe, foli për temën: “Si të punojmë me fantazinë e fëmijëve, duke bashkëpunuar me prindërit dhe profesionistët e vendit„, znj. Teuta Tabaku, në Turqi, foli mbi „kultivimin, organizimi i mësimit të gjuhës shqipe për brezat e ndryshme„. Kurse me temën: “Nxënësi, prindi, shoqëria dhe shteti” referoi z. Mustafë Krasniqi. Po ashtu edhe mësuesi në Itali z. Dritan Mashi, theksoi nevojën për më shumë bashkëpunim në mes të institucioneve, me temën: „Ku jemi ne, me mësimin shqip në Itali“, ndërsa z. Qemal Zyla, drejtues i shkollës “Alba Life”, në Nju – York, theksoi se numri i nxënësve ka ardhur në rritje dhe Shkolla jonë e ka përqëndruar vëmendjen në rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Ndërsa folësja e fundit ishte znj. Melita Oroshkoviç nga Kroacia.

Takimi u përmbyll pas 5 orësh, ku u cilësua si një takim i suksesshëm. Ndërsa kryetarja e QBD-së dr.znj Mimoza Hysa, si pjesë të këtij takimi përmblodhi vështrimet e folësve dhe dha një shtjellim të tyre në kompetencat e saj si dhe u zotua se bashkëpunimi me mësuesit e Diasporës do të jetë gjithnjë e më i madh, si dhe hallet e tyre do të adresohen më shpejt e në vendin e duhur. Po ashtu znj. Mimoza Hysa u ndal tek rëndësia e tekstit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës për shqiptarët në Diasporë. Ndër të tjera ajo tha: „Dy vite më parë Qendra e Botimeve për Diasporën u prezantua në Seminarin e Mësuesve në Prizren me një listë premtimesh dhe dëshirash. Sot mund të themi se përveç që kemi realizuar një pjesë të tyre, jemi kthyer në një pikë referimi për mësuesit në Diasporë, me një staf që njihet dhe adreson me përgjegjësi problematikat e ndryshme për zgjidhje në institucionet që kanë në fokus mësimdhënien në diasporë. Më tej Hysa tha: Mbështetja e shkolla shqipe në diasporë është një sfidë e rëndësishme për të gjithë institucionet e përfshira në këtë proces: për Ministritë e Arsimit dhe Ministritë e Jashtme dhe të Diasporës së dy vendeve shqipfolëse, për lidhjet, shoqatat e mësuesve apo Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë. Prania e të gjithë sot në këtë takim konfirmon vullnetin për të çuar përpara marrëveshjet dypalëshe për mësimdhënien në diasporë.

Takimi i mësuesve në Diasporë u vlerësua si një takim i frytshëm dhe inkurajues, meqë ishin të pranishëm institucionet përkatëse të dy shteteve shqiptare duke përfshirë KKAD dhe mësimdhënësit e Diasporë