KKAD-Ë PËRSHËNDET MIRATIMIN E PAKETËS SË DOKUMENTEVE….
KKAD-Ë PËRSHËNDET MIRATIMIN E PAKETËS SË DOKUMENTEVE….
Përpjekjet e fundit për njehsimin e Shkollave Shqipe në Diasporë janë shembull i mirë rreth angazhimit të përgjithshëm në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe në Diasporë.
Prandaj, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë, përshëndet miratimin dhe nënshkrimin e “paketës së dokumenteve rreth procedurave të zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën, kriteret e recensuesve, si dhe shpalljen e konkursit për tekstet mësimore për Diasporën, nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Kushi dhe ministri i Shtetit për Diasporën z. Majko.
Në këtë rrugëtim përgëzojmë Komisionin e përbashkët të Shqipërisë dhe të Kosovës për miratimin e teksteve të përbashkëta për Diasporën, duke shpresuar që botimi i teksteve të reja shkollore, do të plotësoj një nga kërkesat kryesore të mësuesve, që punojnë me vite me fëmijët e mërgimtarëve në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve
në Diasporë (KKAD)
Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar