Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), përshëndet takim e përfaqësueseve të dy shteteve tona: Shqipëri dhe Kosovë për unifikimin e politikave të mësimdhënies dhe mësim nxënies në Diasporë. KKAD-ë shpreson se ky takim do të jetë në frymën e një bashkëpunimi të frytshëm, i cili do të ngjall shpresë te bashkëkombësit tanë, se institucionet tona janë përkrahës të fortë të programit kombëtar për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës te fëmijët e tyre.
KKAD-ë, kërkon nga institucionet tona, të bashkëveprojmë së bashku, me qëllim që unifikimi i shkollave shqipe të bëhet prioritet shtetëror e institucional.
Ne, përkrahim komisionet në punën e tyre, për miratimin e teksteve të përbashkëta mësimore, dhe zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta për unifikimin e politikave të mësimdhënies.
KKAD-ë, me punën e saj ka arritur të identifikojë problemet dhe pengesat që janë prezentë në organizimin e shkollave shqipe në Botë dhe është e gatshme që së bashku me institucionet tona të ndihmoj në realizimin e një projekti kombëtar për funksionalizimin e shkollës shqipe në Mërgatë.
Shpresojmë që në të ardhmen edhe KKAD-ë do të përfshihet si palë konsultuese, jo vetëm në e hartimin e teksteve shkollore, por edhe të konsultohet para hartimit të politikave arsimore për mërgatën, sepse ata (mësimdhënësit), janë njohës të mirë të kësaj fushe, kanë përvojën e duhur dhe kanë krijuar një metodologji didaktike, e cila mund të ndihmoj në këtë drejtim.
Ne, përshëndesim takimin e drejtuesve të lartë të Institucioneve të Diasporës të Shqipërisë dhe të Kosovës, për marrëveshjen e përbashkët për planifikimin, botimin, shpërndarjen e librave bazë, librave ndihmës dhe mjeteve të tjera mësimore për shkollat me mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Diasporë si dhe për planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta, siç janë: organizimi i seminarit të Përbashkët, regjistri i mësuesve dhe certifikatat për nxënësit që përfundojnë programin shkollor.
Me respekt
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD)