Monthly Archives: July 2020

Foto Dite/ Shkolla “Naim Frashëri”, 1940

By |July 14th, 2020|

Nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Elbasan, 1940.

Mësuesit në Diasporë zgjedhin Këshillin e Mësimit Shqip

By |July 14th, 2020|

Mësues të shkollave shqipe në Diasporë, zhvilluan një takim online për të diskutuar mbi problematikat e Mësimit Plotësues në gjuhën shqipe.
Pas diskutimeve të shumta mbi gjendjen në të cilën ndodhet vijueshmëria e mësimit të gjuhës amtare në diasporë, sidomos në brezat e dytë e të tretë, u pa si i domosdoshëm informimi i prindërve shqiptarë […]

Foto dite/ Koliqi Camaj e Maloki

By |July 14th, 2020|

Ernest Koliqi, Martin Camaj, Krist Maloki, tre intelektualë të shquar, tre emra të njohur e të rë ndësishëm të letrave shqipe e të Diasporës shqiptare. Fotografia është shkrepur në Romë në vitin 1962.

68 vjet më parë u nda nga jeta Hafiz Ibrahim Dalliu

By |July 14th, 2020|

Më 12 korrik të vitit 1952 vdiq, Hafiz Ibrahim Dalliu, atdhetar, arsimtar, intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Lindi në Tiranë në vitin 1878. Studimet e larta i mbaroi në Turqi. Mori pjesë në përpjekjen e hapjes të shkollave shqipe në Tiranë më 1902. Në vitin 1908 së bashku me patriotë të tjerë themeloi në Tiranë klubin […]

146 vjet më parë lindi At Shtjefën Gjeçovi

By |July 14th, 2020|

Më 12 korrik, të vitit 1874 lindi në Janjevë të Kosovës At Shtjefën Gjeçovi, veprimtar i lëvizjes kombëtare, etnolog, arkeolog dhe shkrimtar, klerik françeskan, Mësues i Popullit. Pasi kreu kolegjin françeskan në Troshan, në vitin 1888 u nis për të ndjekur studimet në Kroaci. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1896 u dorëzua prift dhe shërbeu në […]

209 vjet më parë lindi albanologu i njohur Georg Von Jahhanes Hahn

By |July 14th, 2020|

Më 11 korrik të vitit 1811 ka lindur albanologu më i njohur i kohës, diplomati austriak, Georg Von Jahhanes Hahn. Ishte konsull i Austrisë në Janinë. Është i njohur për veprën e tij në disa vëllime “Studime shqiptare”, pastaj veprat studimore “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit”, “Udhëtim prej Beogradit në Selanik etj. Hahni la […]

At Shtjefën Gjeçovi

By |July 14th, 2020|

At Shtjefën Gjeçovi (1874-1929) ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare, etnolog, arkeolog dhe shkrimtar, klerik françeskan, Mësues i Popullit. Pasi kreu kolegjin françeskan në Troshan, në vitin 1888 u nis për të ndjekur studimet në Kroaci. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1896 u dorëzua prift dhe shërbeu në Pejë, Gomsiqe, Theth, Rubik etj.
Atë Shtjefën Gjeçovi, një […]

Hafiz Ibrahim Dalliu

By |July 14th, 2020|

Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1951) ishte atdhetar, arsimtar, intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Lindi në Tiranë në vitin 1878. Studimet e larta i mbaroi në Turqi. Mori pjesë në përpjekjen e hapjes të shkollave shqipe në Tiranë më 1902. Në vitin 1908 së bashku me patriotë të tjerë themeloi në Tiranë klubin patriotik “Bashkimi”, si mjet […]

Andon Zako Çajupi

By |July 14th, 2020|

Andon Zako Çajupi (1866-1930) ishte poet, dramaturg, atdhetar dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Lindi më 26 mars të vitit 1866 në Sheper të Zagorisë. I ati Harito Zakos, ishte një tregtar duhani, i cili punonte në Kavallë dhe në Egjipt. Andon Zako, i njohur më vonë me emrin letrar, Çajupi, nga emri i një mali në […]

Georg Von Jahhanes Hahn

By |July 14th, 2020|

Georg Von Jahhanes Hahn (1811-1869) ishte albanologu më i njohur i kohës, diplomat austriak, filolog e specialist i historisë shqiptare. Ishte konsull i Austrisë në Janinë. Është i njohur për veprën e tij në disa vëllime “Studime shqiptare”, si dhe veprat studimore “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit”, “Udhëtim prej Beogradit në Selanik etj. […]