Lajme

Mësimi i gjuhës shqipe në Gjermani dhe sfidat e tij

By |May 4th, 2020|

Duke bërë një pasqyrë të mësimdhënies së gjuhës dhe kulturës shqiptare në Gjermani, mësuesja shqiptare me banim atje Etleva Mançe përcjell një historik të ecurisë së hapjes së shkollave shqipe atje dhe përpjekjet më të reja e në rritje të bashkëpunimit brenda e jashtë trojeve shqiptare. Kjo e fundit si një domosdoshmëri për ruajtjen e […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, libra dygjuhësh për fëmijët e diasporës

By |May 4th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën boton libra dygjuhësh në ndihmë të fëmijëve të diasporës.

Përrallat më të bukura klasike për fëmijë do të jenë në duart e fëmijëve të diasporës në një format ndryshe dhe mjaft interesant. Qendra e Botimeve për Diasporën, në një projekt ambicioz e mjaft të vlefshëm kushtuar përhapjes së gjuhës shqipe në […]

Robert Shvarc e Amik Kasoruho, miqësia e rrallë e emrave të mëdhenj të letrave shqipe

By |April 28th, 2020|

 

Robert Shvarc e Amik Kasoruho, dy prej emrave më të mëdhenj të përkthimit e letrave shqipe, nuk i bashkon vetëm veprat e mrekullueshme që i lanë trashëgim lexuesit shqiptar, dashuria e epërme për gjuhën dhe lëvrimi me një cilësi të pashoqe i saj, por mbi të gjitha miqësia e veçantë që kishin me njëri-tjerin. Vëllimi […]

Ndahet nga jeta autori e intelektuali Ilir Hashorva

By |April 28th, 2020|

Ndahet nga jeta intelektuali, autori, përkthyesi e veprimtari Ilir Hashorva.
Bashkëpunëtor i shumë gazetave shqiptare brenda dhe jashtë vendit Hashorva shquhej për trajtimin e temave të ndryshme socio-politike dhe çështjen kombëtare.
Ilir Hashorva ishte djali i Ali Hashorvës, mësues dhe përkthyes i njohur. Ai ka botuar librat “Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” dhe […]

NJOFTIM PËR KONKURRIM PËR VEND PUNE

By |April 27th, 2020|

Në zbatim të Ligjit nr.16, date 18/04/2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën nr. 469, datë 26.07.2018 si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12. 7. 1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Qendra e […]

“Bardha e Temalit” e Pashko Vasës në shtypin francez të kohës

By |April 27th, 2020|

 

“Bardha e Temalit” e Pashko Vasës është përmendur dhe në shtypin francez të kohës.

 “Le Soir” më 1889 shprehet se vepra është një “studim i sinqertë dhe i detajuar i zakoneve të Shqipërisë, përjetuar edhe nga vetë autori dhe shkruar në mënyrë të kujdesshme prej tij”.

“Bardha e Temalit: Skena të jetës shqiptare” është një roman me temë shqiptare […]

Robert Shvarc, lëvruesi elegant i shqipes

By |April 27th, 2020|

Si sot, 17 vjet më parë u nda nga jeta Robert Shvarc, një ndër lëvruesit më elegantë të gjuhës shqipe që me përkthimet e tij të pakrahasueshme i dhuroi lexuesit shqiptar vlera të çmuara të letërsisë botërore, sidomos asaj gjermane, sjellë në shqip me mjeshtëri të rrallë ku spikat dashuria për gjuhën shqipe dhe kultura […]

Miratohen nga Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën projektet e reja të Qendrës së Botimeve për Diasporën

By |April 21st, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën e drejtuar nga znj. Mimoza Hysa organizoi mbledhjen online të Këshillit Koordinues të Botimeve të QBD-së. Këshilli, me kryetar drejtorin e Bibliotekës Kombëtare z. Piro Misha, me anëtarë prof. Floresha Dado, përfaqësuese e Akademisë së Shkencave, znj. Mira Hoxha, përfaqësuese e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Anila Ferizaj, […]

Intervista e publicistit e patriotit shqiptar Dervish Hima për “Le Siècle”, 1911

By |April 21st, 2020|

Dervish Hima punoi si ndihmësmësues në Rumani, Belgjikë dhe Zvicër. Ishte atdhetar e publicist i Rilindjes Kombëtare, organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit dhe më 1908 botues i gazetës “Shqiptari” në Stamboll me Eqrem bej Vlorën dhe Hilë Mosin. Më pas ai punoi për gazetën “Albania” në Zvicër. Në Bukuresht, ai […]

Dokumentari i regjisores shqiptaro-zviceriane në Festivalin e Filmit Tribeca 2020

By |April 17th, 2020|

Regjisorja shqiptaro-zviceriane Dea Gjinovci është pjesëmarrëse në Festivalin e Filmit Tribeca 2020 me filmin dokumentar “Wake Up On Mars”, i cili këtë vit do të mbahet online.

Dokumentari përcjell historinë e një familje kosovare në mërgim, anëtarët e të cilës vazhdojnë të përjetojnë traumat e luftës.  Gjinovci vlerësohet nga kritika për punën e saj origjinale, duke […]