Personalitete historike

Hafiz Ibrahim Dalliu

By |July 14th, 2020|

Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1951) ishte atdhetar, arsimtar, intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Lindi në Tiranë në vitin 1878. Studimet e larta i mbaroi në Turqi. Mori pjesë në përpjekjen e hapjes të shkollave shqipe në Tiranë më 1902. Në vitin 1908 së bashku me patriotë të tjerë themeloi në Tiranë klubin patriotik “Bashkimi”, si mjet […]

Andon Zako Çajupi

By |July 14th, 2020|

Andon Zako Çajupi (1866-1930) ishte poet, dramaturg, atdhetar dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Lindi më 26 mars të vitit 1866 në Sheper të Zagorisë. I ati Harito Zakos, ishte një tregtar duhani, i cili punonte në Kavallë dhe në Egjipt. Andon Zako, i njohur më vonë me emrin letrar, Çajupi, nga emri i një mali në […]

Georg Von Jahhanes Hahn

By |July 14th, 2020|

Georg Von Jahhanes Hahn (1811-1869) ishte albanologu më i njohur i kohës, diplomat austriak, filolog e specialist i historisë shqiptare. Ishte konsull i Austrisë në Janinë. Është i njohur për veprën e tij në disa vëllime “Studime shqiptare”, si dhe veprat studimore “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit”, “Udhëtim prej Beogradit në Selanik etj. […]

Jani Vreto

By |July 9th, 2020|

Jani Vreto (1822-1900) ishte rilindës i shquar shqiptar, shkrimtar, botues dhe figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Lindi në Postenan, në Vilajetin e Janinës më 14 janar 1822. Mësimet e para i ndoqi në një shkollë greke afër Konicës, kurse më 1843-1847 ndoqi gjimnazin e mirënjohur “Zosimea” në Janinë. Më 1847 hartoi një vjershë për Skënderbeun […]

Frang Bardhi

By |July 2nd, 2020|

Frang Bardhi (1606-1643), shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf shqiptar, lindi në vitin 1606 në Kallmet, në krahinën e Nënshatit të Zadrimës. Studioi në Seminarin e Loretos në Itali dhe u bë peshkop i Sapës.
Frang Bardhi është një nga figurat më të ndritura të kulturës e historisë shqiptare në shekullin XVII. Në moshën 29-vjeçare, gjatë kohës që ishte me […]

Pashko Vasa

By |June 29th, 2020|

Atdhetari, poeti e rilindësi Pashko Vasa lindi në Shkodër, më 17 shtator të vitit 1825.
Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike nga 1842 gjer më 1847. Fliste disa gjuhë të huaja: anglisht, italisht, frëngjisht, turqisht, greqisht e serbisht. Më 1847 vajti në Itali, ku mori pjesë radhët e forcave kryengritëse italiane. […]

Kristo Floqi

By |June 25th, 2020|

Kristo Floqi (1920-1951) lindi në Korçë më 15 nëntor 1920. Mësimet e para i mori në shkollën qytetëse në Korçë, ndërsa studimet e mesme dhe të larta i kreu në Greqi. U diplomua për drejtësi në Athinë, ku ushtroi profesionin e avokatit më 1899. Në Korçë hapi zyrë avokature dhe punoi gjatë viteve 1902-1908 si […]

Ndoc Nikaj

By |June 25th, 2020|

Ndoc Nikaj (1864-1951) lindi në qytetin e Shkodrës dhe mësimet e para i kreu në Arqipeshkvinë e Shkodrës dhe në Seminarin Papnor, të udhëhequr nga etërit jezuitë. Studimet e larta i kreu në Romë, ku u shugurua meshtar në vitin 1888.
Dom Ndoc Nikaj shërbeu në Shkodër, mandej në famullinë e Shkrelit, Dajçit etj. Veprimtaria e […]

Mihal Hanxhari

By |June 25th, 2020|

Mihal Hanxhari (1930-1999) ishte shkrimtar, përkthyes, bibliotekist dhe mësues i gjuhës shqipe.
Lindi në Kentaki të SHBA-së, ku babai i tij kishte emigruar më 1907. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Universitetin e Budapestit për histori e gjeografi në vitin 1954.
Pas diplomimit në vitin 1954, u kthye në Shqipëri dhe […]

Parashqevi Qiriazi

By |June 25th, 2020|

Parashqevi Qiriazi (1880-1970), veprimtare e Lëvizjes Kombëtare, Mësuese e Popullit dhe një ndër figurat e rëndësishme për emancipimin e gruas shqiptare.
Më e vogla e fëmijëve, Parashqevia mësoi gjuhë të huaja që në fëmijëri dhe fliste shtatë të tilla. Pas diplomimit më 1904 në Kolegjin Amerikan për Vajza në Konstandinopojë, ajo u emërua gjatë viteve 1904-1905, […]