Monthly Archives: September 2020

Andon Zako Çajupi dhe i biri

By |September 1st, 2020|

Andon Zako Çajupi dhe i biri

Poeti, dramaturgu, patrioti dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare, Andon Zako Çajupi me të birin, Stefanin.

1924, Lazër Shantoja e miqtë

By |September 1st, 2020|

Shkodër, viti 1924. Nga e majta në të djathtë Dom Lazër Shantoja, prift dioqezan, publicist, përkthyes, poet lirik, satirist dhe esperantisti i parë shqiptar; Mustafa Kruja, mësues, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë, patriot, nëpunës, politikan, studiues i shqipes, historian e publicist; Beqir Valteri, deputet.

Burimi.

Petro Nini Luarasi

By |September 1st, 2020|

Petro Nini Luarasi (1865-1911) ishte veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, nderuar me titullin “Mësues i Popullit”.
Lindi më 22 prill të vitit 1865 në Luaras të Kolonjës. Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe ndërkohë përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe […]

Sterjo Spasse

By |September 1st, 2020|

 

Sterjo Spasse (1914-1989) ishte romancier dhe tregimtar shqiptar. Shkollën fillore e kreu në Korçë, për të vijuar më pas me shkollën “Normalja” në Elbasan. Një kohë punoi si mësues. Më vonë vazhdoi studimet e larta për pedagogji në Firence të Italisë dhe për letërsi në Bashkimin Sovjetik. Bashkë me Kutelin, Kokonën dhe Hakiun qe bashkëthemelues i […]