qdbadmin

About QBD

This author has not yet filled in any details.
So far QBD has created 459 blog entries.

“Tregimet e Moçme” të Kutelit në pesë gjuhë, projekti më i ri i QBD-së

By |September 30th, 2020|

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, Qendra e Botimeve për Diasporën prezanton projektin madhor të përkthimit të “Tregimeve të moçme shqiptare” në pesë gjuhë të huaja: në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe greqisht.

Ka qenë kërkesë parësore ruajtja e parimit bazë në përkthimin nga gjuha shqipe: ajo e përzgjedhjes së përkthyesve që kanë gjuhën në të […]

Zvicër/ Shpërndahen tekstet e dërguara falas nga QBD-ja

By |September 29th, 2020|

Bernë, Zvicër/ Shpërndahen tekstet shkollore dhe të mësimit plotësues të dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën për shkollat shqipe të mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare atje.
Këshilltari në Ambasadën Shqiptare në Bernë, z. Valon Gashi, bashkë me mësueset e […]

Greqi/ Vijon shpërndarja e teksteve të dërguara falas nga QBD-ja

By |September 29th, 2020|

Vijon dorëzimi i librave për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporën shqiptare në Greqi, dërguar falas nga QBD-ja, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, dhe të mbërritur përmes MEPJ-së e Postës Shqiptare, në Ambasadën e Republikës së […]

NJOFTIM PËR BASHKËPUNTORË TË JASHTËM PËR DY PËRKTHYES LETRARË

By |September 28th, 2020|

 

NJOFTIM PËR BASHKËPUNTORË TË JASHTËM PËR DY PËRKTHYES LETRARË

Qendra e Botimeve për Diasporën kërkon bashkëpunëtorë të jashtëm, përkthyes nga gjuha shqipe në gjuhën angleze, për ngritjen e redaksisë së revistës letrare “Letra nga Diaspora” .

Përkthyesit duhet të plotësojnë këto kërkesa:

Të jetë shtetas shqiptar.
Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
Të jetë njohës shumë i […]

Itali/ Mbërrijnë në Parma tekstet falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

By |September 27th, 2020|

Një shembull i mirë bashkëpunimi ndërinstitucional, midis Qendrës së Botimeve për Diasporën, Divizionit të Arsimit të Kosovës dhe konsullatave të të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Kosovës, për pajisjen me tekste shkollore dhe plotësuese për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në shkollat shqipe në Diasporë.

174 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues, dërguar falas nga […]

Vinçens Prennushi

By |September 15th, 2020|

Vinçens Prennushi (1885-1949) ishte folklorist, poet, publicist, përkthyes, klerik dhe shenjtor shqiptar, i cili u lumnua më 5 nëntor 2016. Mësimet e para i mori në vendlindje në Shkodër dhe i vazhdoi në seminarin e Troshanit, ku iu kushtua urdhrit françeskan qysh më 1900. Më 25 mars 1908, u shugurua meshtar i Urdhrit Françeskan dhe mori […]

I pari grup mësuesish për përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare

By |September 15th, 2020|

Dibër, 1941/ I pari grup mësuesish që shkuan nga “Normalja e Elbasanit” për përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
400 studentë që u diplomuan nga shkolla “Normalja e Elbasanit” dhe shkolla “Harry Fultz” u përhapën nëpër të gjitha trojet shqiptare për të përhapur arsimin shqip.

Mëso më shumë. 

Komisioni i Shkollës Normale, Elbasan

By |September 15th, 2020|

Komisioni i Shkollës Normale i dalë nga Kongresi i Elbasanit 1909.

Nga e majta, lart: Ahmed Dakli, Qzim Hydi, RrapushDemeti, Andon Beça, Ibrahim Buçi, Hasan Çiftja.

Nga e majta, ulur: Sheh Sheguni, Qemal Karaosmani,Papa Janaqi.

Burimi. 

Edith Durham (Shqipëri, 1912)

By |September 15th, 2020|

Edith Durham duke biseduar me një Bajraktar në Koplik në vitin 1912.
Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një intelektuale udhëpërshkruese, artiste, shkrimtare nga Britania e Madhe, e cila u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Mbetet “princesha” mbrojtëse e […]

Lazër Shantoja

By |September 15th, 2020|

Lazër Shantoja (1891-1945) ishte prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit e Leopardit, poet lirik, satirist dhe esperantisti i parë shqiptar. Lindi, më 2 shtator 1892, në Shkodër. Kisha Katolike e pranoi si shenjtor më 2016, pjesë e Martirëve të Shqipërisë, si një ndër priftërinjtë e parë të pushkatuar nga regjimi komunist.
Te dorëshkrimi “Shantojana – Histori e familjes Shantoja” shkruan […]