Qendra e Botimeve për Diasporën kërkon bashkëpunëtorë të jashtëm, për realizimin e videove didaktike “Mësojmë shqip”

Bashkëpunëtor i jashtëm për realizimin e videove didaktike “Mësojmë shqip”- mësues i
gjuhës shqipe.
Mësuesi i gjuhës shqipe, do të shpjegojë pjesët e përzgjedhura nga materiale mësimore dhe do t’u përcjellë nxënësve informacionet dhe konceptet kryesore si në klasë.
Bashkëpunëtori i jashtëm (mësuesi i gjuhës shqipe) duhet të konceptojë, përgatisë dhe demostrojë në 30 video mësimore me gjatësi 5 minuta, mësime të gjuhës shqipe në përputhje me
Kurrikulën e përbashkët të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës-shqiptare në diasporë dhe në përshtatje të nxënësve të diasporës.

Kriteret:
Kërkesa të përgjithshme:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
– Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet në ciklin/profilin përkatës;
– Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
– Të zotërojë programet bazë të kompjuterit;
– Të mos ketë qenë i/e dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale.

Kriteret:
1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë me kohë të plotë në degët “Cikël i ulët”, ose Fakultetin e Histori – Filologjisë, Dega “Gjuhë – Letërsi”;
2. Të njohin informacionin, strukturën dhe përmbajtjen e një materiali ndihmës për nxënësit e nivelit të parë.
3. Të kenë një eksperiencë pune jo më pak se pesë vjeçare në mësimdhënie (përparësi do të kenë mësimdhënësit në Diasporë);
4. Të kenë rezultate të larta në punën e tyre mësimdhënëse.
5. Të kenë njohje në metodikë me në qendër nxënësin dhe qasje didaktike bashkëkohore.
6. Të kenë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për zhvillim profesional, seminare, konferenca, për çështje të dygjuhësisë dhe arsimit ndërkulturor.
7. Të japin ose të kenë dhënë mësim në njërin nga nivelet e arsimit parauniversitar (ose universitar).

Kandidatët duhet të dorëzojnë CV-në dhe këto dokumente (fotokopje: e diplomës së shkollës së lartë, e librezës së punës, e dokumentit të identitetit, dëshminë e penalitetit) pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe në adresën e email-it , brenda datës 9.12.2022, ora 12:00.

Faleminderit!