NJOFTIM PËR NJË BASHKËPUNTOR TË JASHTËM
GAZETAR NË SHTYPIN E SHKRUAR DHE ONLINE

Qendra e Botimeve për Diasporën kërkon një bashkëpunëtor të jashtëm, gazetar në shtypin e shkruar dhe online, në kuadër të realizimit të projetit të revistës informuese “Flasim shqip”|.

Gazetari duhet të plotësojë këto kërkesa:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë për gazetari;
• Të ketë eksperiencë pune prej jo më pak se dhjetë vite në fushën e gazetarisë;
• Të ketë përvojë të mëparshme si drejtuese në pozicione të ngjashme;
• Të mos ketë qenë dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale;
• Të zotërojë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
• Njohuri të posaçme në fushën e mësimdhënies në diasporë.
• Njohuri të posaçme në komunikim dhe aftësi të mira në individualizimin e informacionit.
• Të jetë specializuar si gazetar në shtypin e shkruar dhe online.
• Të ketë eksperiencë në përgatitjen e artikujve për diasporën.

Detyrat:
• Leximi dhe vlerësimi i artikujve përpara botimit;
• Planifikimi i përmbajtjeve për t’u botuar dhe ndërveprimi me autoritetet mësipërm për miratim;
• Të përgatisë artikujt e revistës;
• Të intervistojë burime të ndryshme;
• Të sigurojë që afatet kohore respektohen;
• Të sugjerojë ndryshime në projekte kurdoherë që është e nevojshme;
• Koordinimi i punëve në departamente të ndryshme në çdo moment që ndërhyrja e tij/saj është e nevojshme;
• Të sigurojë që imazhi i revistës të jetë në lartësinë e duhur.
• Të bashkëpunojë me Qendrën e Botimeve për Diasporën dhe Bordin e revistës për përgatitjen përfundimtare të artikujve.

Kandidatët për gazetarë duhet të dorëzojnë CV-në dhe këto dokumente (fotokopje: e diplomës së shkollës së lartë, e librezës së punës, e dokumentit të identitetit dhe dëshminë e penalitetit) në adresën e email-it , brenda datës 29.01.2024, ora 11:00.
Falëminderit!