Lajme

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me mësuesit shqiptarë në Kanada

By |June 3rd, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën zhvilloi mbledhje online me përfaqësues të shkollave dhe mësuesve të gjuhës shqipe në Kanada. Në të morën pjesë: Adriana Fishta-Bejko, Ambasadore e Kombit dhe Anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës, shkolla “Foleja e Shqiponjave” në Calgary; Mira Shehu, Ambasadore e Kombit, shkolla “Klubi i Shqipes” në Halifax; Zoica Dhamo, nënkryetare e […]

140 vjet më parë lindi Parashqevi Qiriazi

By |June 2nd, 2020|

Më 2 qershor 1880 lindi Parashqevi Qiriazi, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare, Mësuese e Popullit dhe një ndër figurat e rëndësishme për emancipimin e gruas shqiptare.

Më e vogla e fëmijëve, Parashqevia mësoi gjuhë të huaja që në fëmijëri dhe fliste shtatë të tilla. Pas diplomimit më 1904 në Kolegjin Amerikan për Vajza në Konstandinopojë, ajo u emërua […]

170 vjet më parë lindi Sami Frashëri

By |June 1st, 2020|

170 vjet më parë, në datën 1 qershori të vitit 1850, lindi Sami Frashëri,  poliglot, shkencëtar, mendimtar enciklopedist dhe kontribues i vyer, jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe atë turke. I njohur gjerësisht për botën si Shemsedin Sami, ai shkroi rreth 50 vepra në disa zhanre, si: studime shkencore, shkrime letrare e historike, publicistikë etj. 
Samiu […]

181 vjet më parë lindi Abdyl Frashëri

By |June 1st, 2020|

Më 1 qershor të vitit 1839 lindi Abdyl Frashëri, ideolog i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atdhetar, ushtarak, deputet shqiptar në Parlamentin Osman. Vëlla i dy personaliteteve më të njohura shqiptare të kohës, Naim dhe Sami Frashëri, Abdyli u shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo Kriza Lindore rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar […]

QBD-ja boton falas përrallat dygjuhëshe për fëmijët shqiptarë të Diasporës

By |June 1st, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën mundëson për këtë 1 qershor për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve shqiptare serinë “Klasikët Dygjuhësh”.
Seria përfshin përrallat më të bukura, botuar në një vëllim dygjuhësh: shqip dhe anglisht, shqip dhe greqisht, shqip dhe italisht, duke filluar me përrallat “Hirushja” e “Pinoku”, për të vijuar me “Pitër Panin” e “Bukuroshja e […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, rikujtesë mësuesve të gjuhës shqipe në Diasporë

By |June 1st, 2020|

Përgjatë vitit të parë të punës së saj, Qendra e Botimeve për Diasporën, realizoi një mision të rëndësishëm të përmasave mbarëshqiptare: pajisjen me tekste mësimore të gjuhës e kulturës shqiptare të shkollave të gjuhës shqipe në Diasporë.
Falë një pune intensive dhe të përkushtuar, bashkëpunimit të suksesshëm ndërinstitucional me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrinë për […]

103 vjet më parë u nda nga jeta Dom Nikollë Kaçorri

By |June 1st, 2020|

Më 29 maj të vitit 1917 vdiq Dom Nikollë Kaçorri, atdhetar, klerik, nënshkrues i aktit të Pavarësisë.  Kaçorri lindi në Krej të Lurës në vitin 1862. Ishte atdhetar e diplomat shqiptar dhe zëvendëskryeministri i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit. Ipeshkvi i Durrësit, dom Ambrosio, e mori me vete dhe e çoi në shkollë. […]

Martin Camaj shkruan në kujtim të Ernest Koliqit në revistën “Shejzat”

By |June 1st, 2020|

Shkrimi i Martin Camajt në kujtim të Ernest Koliqit, i botuar në revistën “Shejzat”, jo vetëm sjell një pasqyrim të detajuar të veprimtarisë së Koliqit, por edhe thekson vlerat e larta të figurës së tij shumëdimensionale.
“Pjesën ma të madhe Koliqi e kaloi në dhén e huej, në një anë gjithnji në kontakt me botën shqiptare […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me mësuesit shqiptarë në SHBA

By |May 29th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën në vijimësi të mbledhjeve të organizuara online me drejtuesit dhe përfaqësuesit e lidhjeve të mësuesve në diasporë, me qëllim marrjen e informacionit dhe zgjidhjes së problematikave të lindura nga situata e re e krijuar prej gjendjes së pandemisë globale, zhvilloi sot mbledhjen me mësuesit e gjuhës shqipe në SHBA dhe përfaqësues të QBD-së, […]

88 vjet më parë lindi shkrimtari Loni Papa

By |May 29th, 2020|

Më 28 maj të vitit 1932 lindi Loni Papa, dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë me një krijimtari të pasur në prozë, poezi, publicistikë etj. Autor i më shumë se 35 veprave letrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës. Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e […]