Monthly Archives: June 2020

Loni Papa

By |June 25th, 2020|

Loni Papa (1932-2018) ishte dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë me një krijimtari të pasur në prozë, poezi, publicistikë etj. Autor i më shumë se 35 veprave letrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës. Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në […]

Nonda Bulka

By |June 25th, 2020|

Nonda Bulka (1906-1972) ishte shkrimtar, atdhetar, pedagog e demokrat. Ka marrë pjesë aktive në krijimtarinë letrare publicistike në vitet ‘30 të shekullit XX dhe është dalluar me humorin e satirat e tij kundër regjimit të kohës, të cilat i botonte nën pseudonimin Chri-Chri. Veprat e tij janë: “Kur qan dhe qesh bilbili”, “Skica dhe tregime”, […]

Haki Stërmilli

By |June 25th, 2020|

Haki Stërmilli (1895-1953) shkrimtar i njohur, atdhetar dhe demokrat, lindi në Dibër të Madhe në një familje atdhetare.
Në shtyp dhe botime mbajti qëndrime lidhur me të drejtat e shqiptarëve andej kufirit, republikanizmit dhe të drejtave të femrave. Botoi veprat “Dibranja e mjerueshme” (1923), “Dashuni e besnikri” (1923), “Agimi i lumnueshëm” (1924), “Burgu” (1935), “Sikur t’isha […]

Milto Sotir Gurra

By |June 25th, 2020|

Milto Sotir Gurra (1884-1972) ishte atdhetari, shkrimtari e publicisti që botoi revistat “Shkëndija”, “Zekthi”, “Mituria” dhe shkroi veprat: “Rrëjenjë”, “Goca e malësisë”, “Kur rilindej Shqipëria”, vëllimin poetik “Dëshirë” etj. Vitet më krijuese të jetës së tij i kaloi jashtë vendit: në fillim në Odesë buzë Detit të Zi, kurse më pas në Amerikë, Stamboll, Sofje […]

Mehmet Ali Pashë Vrioni

By |June 25th, 2020|

Mehmet Ali Pashë Vrioni (1842-1895) ishte atdhetar, politikan, diplomat shqiptar e nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mehmet Ali Pashë Vrioni është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar, Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përkthyesit të shquar, Jusuf Vrioni. Nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Berat, anëtar […]

Vexhi Buharaja

By |June 25th, 2020|

Vexhi Buharaja (1920-1987)  ishte atdhetar, dijetar, poet, përkthyes, shkrimtar, historian, studiues, hulumtues dhe njohës i dhjetë gjuhëve kryesore lindore e perëndimore. Buharaja rrjedh prej një familje intelektuale, me trashëgimi të pasur fetare, kulturore, atdhetare. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, pas kësaj vazhdoi studimet në Medresën e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin […]

Dhaskalina Stavri Pinoti (Bubulina)

By |June 25th, 2020|

Dhaskalina Stavri Pinoti (Bubulina) (1771-1825), u bë gruaja që hyri në histori për trimërinë, mençurinë, bukurinë e personalitetin e saj.
Dhaskalina Pinoti Bubulina ishte komandante e anijes luftarake “Agamemnom” me të cilën i dha ndihmë të madhe Ali Pashë Tepelenës, kur Janinën e rrethuan turqit. Ajo iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit grek duke dhënë […]

84 vjet më parë lindi shkrimtari dhe studiuesi Rexhep Qosja

By |June 25th, 2020|

Më 25 qershor të vitit 1936 lindi Rexhep Qosja, shkrimtar, kritik letrar, studiues dhe një ndër personalitetet më të rëndësishme të popullit shqiptar.
Qosja ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në lëmin e studimeve letrare dhe është i njohur për sintezat e mëdha shkencore në fushën e historisë së letërsisë e të mendimit teoriko-letrar, me një sërë botimesh […]

Foto dite/ Parlamenti i parë shqiptar, 1921

By |June 24th, 2020|

Në parlamentin e parë shqiptar që u krijua dhe nisi punimet në vitin 1921 u përfaqësua edhe diaspora shqiptare e Amerikës, përmes Fan Nolit.  Ndër deputetët e parë gjenden edhe emra të njohur të letrave shqipe dhe të çështjes kombëtare, si At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda e Hilë Mosi.

Fotografi e realizuar nga Kel […]

Itali, një qendër e re në shërbim të komunitetit shqiptar

By |June 24th, 2020|

Një qendër e re në shërbim të komunitetit shqiptar në Reggio Emilia të Italisë. Një qendër e re për komunitetin shqiptar është dhuruar dhe vënë në dispozicion të komunitetit nga presidenti i shoqatës shqiptare në Itali “Shqiponja”, Klodian Cami. Fjalën e hapjes në përurimin e saj e mbajti presidentja e shoqatës Majlinda Korça, e cila […]