Monthly Archives: June 2020

Instituti Shqiptar i Nju-Jorkut, takim letrar me autorin Xhevdet Bajraj

By |June 16th, 2020|

Instituti Shqiptar i Nju-Jorkut fton dashamirësit e letërsisë në një takim letrar online me poetin shqiptar Xhevdet Bajraj dhe përkthyesit e tij, Ani Gjika dhe Alice Whitmore.
“From the refugee’s suitcase” (Nga valixhia e refugjatit), një lexim shumëgjuhësh: shqip, spanjisht dhe anglisht me autorin Bajraj, do të paraqesë përmbledhja e tij të fundit me poezi “Emergency Exit”. […]

156 vjet më parë lindi autori i romanit të parë në shqip, Ndoc Nikaj

By |June 16th, 2020|

Më 15 qershor 1864 lindi në qytetin e Shkodrës autori Ndoc Nikaj. Mësimet e para i kreu në Arqipeshkvinë e Shkodrës dhe në Seminarin Papnor, të udhëhequr nga etërit jezuitë. Studimet e larta i kreu në Romë, ku u shugurua meshtar në vitin 1888.
Dom Ndoc Nikaj shërbeu në Shkodër, mandej në famullinë e Shkrelit, Dajçit etj. […]

Ndahet nga jeta shkrimtari e studiuesi i njohur Moikom Zeqo

By |June 15th, 2020|

Ndahet nga jeta shkrimtari, artisti e historiani i njohur Moikom Zeqo, autor i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, histori arti, si dhe i një sërë skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Veprat e tij kanë marrë disa herë çmime të para dhe janë përkthyer në mjaft gjuhë të botës, si: […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me mësuesit shqiptarë në Suedi e Finlandë

By |June 15th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën në vijimësi të mbledhjeve të organizuara online me përfaqësuesit e mësuesve në Diasporë, me qëllim marrjen e informacionit dhe njohjen e problematikave të mësimdhënies në Diasporë, të lindura nga situata e re dhe jo vetëm, zhvilloi sot mbledhjen me mësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare në Suedi dhe Finlandë.
Në takim morën  Xhevat […]

Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën miraton projektet e reja të Qendrës së Botimeve për Diasporën

By |June 12th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën e drejtuar nga znj. Mimoza Hysa organizoi mbledhjen e radhës me Këshillin Koordinues të Botimeve për Diasporën, ku ishin të pranishëm: Kryetari i Këshillit, drejtori i Bibliotekës Kombëtare z. Piro Misha, anëtarët e Këshillit: prof. Floresha Dado, përfaqësuese e Akademisë së Shkencave; znj. Mira Hoxha, përfaqësuese e Ministrisë për Evropën dhe Punët e […]

142 vjet më parë u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit

By |June 10th, 2020|

Më 10 qershor 1878 u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, një ndër Lidhjet më të organizuara politike mbarëkombëtare pas Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në historinë e popullit shqiptar të kohës së re konsiderohet si tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar.
Në ditën e parë të punimeve në […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me mësuesit shqiptarë në Turqi e Spanjë

By |June 4th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën në vijimësi të mbledhjeve të organizuara online me përfaqësuesit e mësuesve në Diasporë, me qëllim marrjen e informacionit dhe njohjen e problematikave të mësimdhënies në Diasporë, të lindura nga situata e re dhe jo vetëm, zhvilloi sot mbledhjen me mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Turqi dhe në Spanjë.
Në takim […]

21 vjet më parë u nda nga jeta Mihal Hanxhari

By |June 3rd, 2020|

Më 3 Qershor 1999, u nda nga jeta Mihal Hanxhari shkrimtar, përkthyes, bibliotekist dhe mësues i gjuhës shqipe.
Lindi në Kentaki të SHBA-së, ku babai i tij kishte emigruar më 1907. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Universitetin e Budapestit për histori e gjeografi në vitin 1954.
Pas diplomimit në vitin 1954, u […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me mësuesit shqiptarë në Kanada

By |June 3rd, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën zhvilloi mbledhje online me përfaqësues të shkollave dhe mësuesve të gjuhës shqipe në Kanada. Në të morën pjesë: Adriana Fishta-Bejko, Ambasadore e Kombit dhe Anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës, shkolla “Foleja e Shqiponjave” në Calgary; Mira Shehu, Ambasadore e Kombit, shkolla “Klubi i Shqipes” në Halifax; Zoica Dhamo, nënkryetare e […]

140 vjet më parë lindi Parashqevi Qiriazi

By |June 2nd, 2020|

Më 2 qershor 1880 lindi Parashqevi Qiriazi, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare, Mësuese e Popullit dhe një ndër figurat e rëndësishme për emancipimin e gruas shqiptare.

Më e vogla e fëmijëve, Parashqevia mësoi gjuhë të huaja që në fëmijëri dhe fliste shtatë të tilla. Pas diplomimit më 1904 në Kolegjin Amerikan për Vajza në Konstandinopojë, ajo u emërua […]