Monthly Archives: August 2020

Shpallje për pozicion të lirë pune pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën

By |August 31st, 2020|

 

NJOFTIM PËR KONKURRIM PËR VEND PUNE

Datë 31.08.2020
Në zbatim të Ligjit nr.16, date 18/04/2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën nr. 469, datë 26.07.2018 si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12. 7. 1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, QBD do të shpallë […]

Gjon Nikollë Kazazi

By |August 31st, 2020|

 

Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) ishte klerik i njohur shqiptar i lindur në Gjakovë më 1 janar 1702. I konsideruar si udhëheqësi shpirtëror e kombëtar i shqiptarëve gjatë viteve 1700 të shekullit XVIII, ai ka qenë një ndër figurat e jashtëzakonshme të historisë kombëtare që la gjurmë, të cilat ndikuan edhe në zhvillimet e mëvonshme të saj. […]

Ferit Vokopola

By |August 31st, 2020|

Ferit Vokopola (1887-1969) ishte  politikan shqiptar, teolog, përkthyes, organizator i Kongresit të Lushnjës dhe një nga 40 nënshkruesit e Deklaratës Shqiptare të Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Vokopola ishte firmëtari më i ri i Aktit të Pavarësisë, ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës, ndër autorët më përfaqësues të mistikës islame në Shqipëri pas Naim Frashërit, publicist […]

Josif Bageri

By |August 28th, 2020|

Josif Bageri (1870-1915), arsimtar dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare, lindi më 15 gusht 1870 në fshatin Reka e Epërme e Dibrës. Poet me talent të rrallë, prozator që shkroi shumë tregime, sidomos për fëmijë, një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, si dhe gazetar e atdhetar i flaktë, ai ia kushtoi tërë jetën […]

Shpallje për pozicion të lirë pune pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën

By |August 24th, 2020|

Datë 24.08.2020

NJOFTIM PËR KONKURRIM PËR VEND PUNE

Në zbatim të Ligjit nr.16, date 18/04/2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën nr. 469, datë 26.07.2018 si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, QBD do të shpallë në faqen […]

Qendra e Botimeve për Diasporën dërgon tekstet mësimore falas në Diasporë

By |August 21st, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën, për të dytin vit radhazi, nisi dërgimin e teksteve mësimore në Diasporë, në përmbushje të misionit së saj themelor, atë të pajisjes me tekste mësimore dhe materiale plotësuese të gjuhës e kulturës shqiptare, falas për shkollat e gjuhës shqipe.

Falë një pune të madhe dhe të përkushtuar përgatitore, në bashkëpunim ndërinstitucional […]

Esad Mekuli

By |August 14th, 2020|

Esad Mekuli (1916-1993), poet e përkthyes i mirënjohur shqiptar ishte Kryetari i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ai është vlerësuar nga studiuesi i njohur Robert Elsie si ati i poezisë moderne shqiptare në ish-Jugosllavi.
Shkollimin e mesëm e kreu në Pejë, kurse studimet e larta në Fakultetin e Veterinarisë në Universitetin e Beogradit. Mori […]

Filip Shiroka

By |August 14th, 2020|

Filip Shiroka (1859-1935) ishte inxhinier, poet lirik dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Mësimet fillore i mori tek etërit françeskanë, ndër të cilët përmendet dhe arbëreshi At Leonardo de Martino. Më 1877 hapi një dyqan për të lidhur libra te Dugajtë e Reja në qytetin e lindjes. Gjatë ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit, u dërgoi javë […]

Ndre Mjeda

By |August 14th, 2020|

Ndre Mjeda (1866-1937) ishte klerik, atdhetar, filolog, poet dhe aktivist i  madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Lindi më 20 nëntor të vitit 1866 në Shkodër dhe si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift. Në edukimin e tij patën ndikim shkrimtari Anton Xanoni dhe poeti […]

Bajo Topulli

By |August 14th, 2020|

Bajo Topulli (1868-1930) u arsimua në Stamboll që në moshën 11-vjeçare, ku ra në kontakt me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, Samiut dhe Naimit, por edhe të Jani Vretos. Në vitin 1904 bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit […]