Monthly Archives: September 2020

Vinçens Prennushi

By |September 15th, 2020|

Vinçens Prennushi (1885-1949) ishte folklorist, poet, publicist, përkthyes, klerik dhe shenjtor shqiptar, i cili u lumnua më 5 nëntor 2016. Mësimet e para i mori në vendlindje në Shkodër dhe i vazhdoi në seminarin e Troshanit, ku iu kushtua urdhrit françeskan qysh më 1900. Më 25 mars 1908, u shugurua meshtar i Urdhrit Françeskan dhe mori […]

I pari grup mësuesish për përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare

By |September 15th, 2020|

Dibër, 1941/ I pari grup mësuesish që shkuan nga “Normalja e Elbasanit” për përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
400 studentë që u diplomuan nga shkolla “Normalja e Elbasanit” dhe shkolla “Harry Fultz” u përhapën nëpër të gjitha trojet shqiptare për të përhapur arsimin shqip.

Mëso më shumë. 

Komisioni i Shkollës Normale, Elbasan

By |September 15th, 2020|

Komisioni i Shkollës Normale i dalë nga Kongresi i Elbasanit 1909.

Nga e majta, lart: Ahmed Dakli, Qzim Hydi, RrapushDemeti, Andon Beça, Ibrahim Buçi, Hasan Çiftja.

Nga e majta, ulur: Sheh Sheguni, Qemal Karaosmani,Papa Janaqi.

Burimi. 

Edith Durham (Shqipëri, 1912)

By |September 15th, 2020|

Edith Durham duke biseduar me një Bajraktar në Koplik në vitin 1912.
Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një intelektuale udhëpërshkruese, artiste, shkrimtare nga Britania e Madhe, e cila u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Mbetet “princesha” mbrojtëse e […]

Lazër Shantoja

By |September 15th, 2020|

Lazër Shantoja (1891-1945) ishte prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit e Leopardit, poet lirik, satirist dhe esperantisti i parë shqiptar. Lindi, më 2 shtator 1892, në Shkodër. Kisha Katolike e pranoi si shenjtor më 2016, pjesë e Martirëve të Shqipërisë, si një ndër priftërinjtë e parë të pushkatuar nga regjimi komunist.
Te dorëshkrimi “Shantojana – Histori e familjes Shantoja” shkruan […]

Komisia Letrare Shqipe

By |September 15th, 2020|

104 vjet më parë, më datë 1 shtator të vitit 1916 në Shkodër, u themelua dhe filloi veprimtarinë e saj, Komisia Letrare Shqipe. I konsideruar si institucioni i parë në rrafshin albanologjik, Komisia Letrare Shqipe, u krijua me nismën e Akademisë së Shkencave të Vjenës, 8 vjet pas njësimit të alfabetit të përbashkët të gjuhës […]

Ahmet Gashi

By |September 15th, 2020|

Ahmet Gashi (1888-1977) ishte gjeograf dhe historian shqiptar, profesor, autor tekstesh shkollore dhe veprimtarish të tjera arsimore e pedagogjike. Lindi 132 vjet më parë, më 1 shtator 1888 në Prishtinë. Mësimet e para i mori në vendlindje në gjuhën turke, kurse studimet e larta i kreu në Universitetin e Stambollit ku u diplomua për histori e gjeografi. U kthye […]

Letra e Mit’hat Frashërit për “Journal de Salonique”

By |September 15th, 2020|

Letra e Mit’hat Frashërit, dërguar nga Elbasani gazetës “Journal de Salonique”, më 5 shtator 1909 lidhur me mbajtjen e Kongresit të Elbasanit, ku çështja më kryesore ishte hapja e një shkolle Normale.
Në foto, godina ku u mblodh Kongresi i Elbasanit dhe shkrimi në gazetë.
Letra është marrë nga origjinali i gazetës “Journal de Salonique”, e cila […]

Sevasti Qiriazi

By |September 15th, 2020|

Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949) ishte mësuese, veprimtare, atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Vetë poeti dhe figura e shquar kombëtare Naim Frashëri, ishte ai që i dha mundësi Sevastisë të studionte në kolegjin “Robert College” në Stamboll e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Qe e para grua shqiptare që studioi […]

Ali Podrimja

By |September 15th, 2020|

Ali Podrimja (1942-2012), një ndër poetët më të dashur e përfaqësues të poezisë shqiptare, lindi në Gjakovë të Kosovës,
I lindur e i rritur në kohë lufte, ai pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Studioi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jetoi deri në fund të jetës. Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 […]