qdbadmin

About QBD

This author has not yet filled in any details.
So far QBD has created 459 blog entries.

139 vjet më parë u nda nga jeta Hoxhë Hasan Tahsini

By |July 6th, 2020|

139 vjet më parë u nda nga jeta astronomi, matematikani e filozofi shqiptar Hoxhë Hasan Tahsini (1878-1939). I njohur edhe si Hasan Tahsin Uzer, ai ishte një politikan me origjinë shqiptare. U lind në fshatin e Ninatit, pranë Konispolit. Studimet e para i ndoqi në Stamboll. Përveç gjuhës amtare, ai zotëronte edhe disa gjuhë të […]

Fillesat e studimit gjuhësor dhe etnografik të shqiptarëve të Ukrainës

By |July 3rd, 2020|

Studimi etnografik dhe gjuhësor i folësve të gjuhës shqipe në Ukrainë ka më shumë se një shekull histori. Gjatë shekullit XX, gjuha dhe kultura e këtij grupi të vogël emigrantësh, ngjalli rastësisht interesin e studiuesve që eksploronin rajonet shumetnike të Buzhakut dhe detit Azov.
Nga këta studiues është grumbulluar një sasi e konsiderueshme informacioni, e cila […]

75 vjet më parë u nda nga jeta Sotir Kolea

By |July 3rd, 2020|

Më 3 korrik u nda nga jeta Sotir Kolea leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare në vitin 1928.
Sotir Kolea lindi në Berat, më 4 shtator 1872. Kreu gjimnazin në gjuhën greke në Manastir. Më 1896 punoi si mësues i gjuhës shqipe në komunitetin shqiptar të Kavallës.
Më 1911 u zgjodh sekretar i […]

Dr. Adriana Fishta-Bejko: Ta ruajmë gjuhën dhe identitetin, siç bënë 600 vjet arbëreshët

By |July 3rd, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën sjell një cikël intervistash me mësues shqiptarë në Diasporë, të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në përhapjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës shqiptare dhe forcimit të lidhjeve të komunitetit shqiptar në vendin ku ndodhen.
 

Dr. Adriana Fishta-Bejko lindi dhe u rrit […]

Rumani, botohet një studim i ri albanologjik

By |July 2nd, 2020|

Doli nga shtypi “Shqipëria, historia në data, mbi Kanunin, personalitete”, i cili është një studim i ri albanologjik në rumanisht me autorë Dr. Liviu Lungu (shkrimtar dhe historian me origjinë shqiptare) dhe Dr. Luan Topçiu. Parathënia e librit është shkruar nga albanologu Dr. Radu Săvulescu, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR). Libri […]

Frang Bardhi

By |July 2nd, 2020|

Frang Bardhi (1606-1643), shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf shqiptar, lindi në vitin 1606 në Kallmet, në krahinën e Nënshatit të Zadrimës. Studioi në Seminarin e Loretos në Itali dhe u bë peshkop i Sapës.
Frang Bardhi është një nga figurat më të ndritura të kulturës e historisë shqiptare në shekullin XVII. Në moshën 29-vjeçare, gjatë kohës që ishte me […]

Vendimi/ Tekste falas për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë

By |July 2nd, 2020|

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për tekstet shkollore dhe plotësuese për Diasporën dhe kategoritë që përfitojnë falas tekstet e botuara e të siguruara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, për vitin shkollor 2020-2021.
Sipas këtij vendimi, me qëllim mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, Qendra e Botimeve për […]

Miratimi i teksteve për Diasporën/ QBD takim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës

By |July 1st, 2020|

U zhvillua sot takimi zyrtar midis Ministrit të Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ramë Likaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës, Agim Berdyna, drejtoreshës së Qendrës së Botimeve për Diasporën znj. Mimoza Hysa dhe përfaqësuesve të stafit të QBD-së.
Tema e diskutimit të këtij takimi […]

377 vjet më parë u nda nga jeta Frang Bardhi

By |July 1st, 2020|

Më 1 korrik të vitit 1643, u nda nga jeta Frang Bardhi, shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf shqiptar. Lindi në vitin 1606 në Kallmet, në krahinën e Nënshatit të Zadrimës. Studioi në Seminarin e Loretos në Itali dhe u bë peshkop i Sapës.
Frang Bardhi është një nga figurat më të ndritura të kulturës e historisë shqiptare në shekullin […]

374 vjet më parë lindi albanologu i parë Gottfried Wilhelm Leibniz

By |July 1st, 2020|

Më 1 korrik 1646, në Leipzig të Gjermanisë, lindi Gottfried Wilhelm Leibniz, filozof dhe matematikan, i cili ndër të tjera ishte edhe albanologu i parë që trajtoi problemet e origjinës së gjuhës shqipe, lidhjen e saj me gjuhët tjera indoevropiane, dhe individualitetin e saj si gjuhë në vete. Mendimet mbi shqipen, Leibniz i shprehu në […]