qdbadmin

About QBD

This author has not yet filled in any details.
So far QBD has created 459 blog entries.

Elez Biberaj emërohet drejtor i “Zërit të Amerikës”

By |July 1st, 2020|

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM) ka emëruar gazetarin me përvojë të “Zërit të Amerikës” Elez Biberaj në detyrën e drejtorit të “Zërit të Amerikës”.
Elez Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006. Në këtë detyrë ai ka mbikëqyrur transmetimet e “Zërit të Amerikës” për Rusinë, Ukrainën, Armeninë dhe Ballkanin. […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

By |July 1st, 2020|

Sot në mjediset e QBD-së, në sallën e mbledhjeve “Fan Noli”, drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa dhe drejtoresha e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, znj. Blerina Turdiu firmosën marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është nxitja e bashkëpunimit midis dy palëve për shkëmbimin e ekspertizës dhe realizimin e projekteve […]

Qendra e Botimeve për Diasporën publikon falas online fjalorin dygjuhësh për fëmijë, shqip-gjermanisht

By |July 1st, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën vë në dispozicion të fëmijëve në Diasporë, një tjetër fjalor dygjuhësh për fëmijë: fjalorin shqip-gjermanisht, në formatin e-book.
Fjalori, shumë i dobishëm për mësuesit dhe fëmijët në Diasporë dhe jo vetëm, është i shkarkueshëm falas për të gjithë.
Fjalori dygjuhësh për fëmijë është konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç dhe shoqërohet […]

Ardian Ndreca dhe Ardian Vehbiu, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

By |June 30th, 2020|

Ndër 12 anëtarët e rinj të pranuar rishtas në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë janë edhe dy emra mjaft të njohur të letrave shqipe, Ardian Ndreca dhe Ardian Vehbiu, të cilët jetojnë përkatësisht në Itali dhe SHBA.

Ardian Ndreca lindi në Shkodër dhe mbaroi studimet e larta për filozofi në Romë ku jeton që prej vitit 1990. Mban katedrën e […]

Elvis Malaj, në shqip me “Nga veranda jote duket shtëpia ime”

By |June 30th, 2020|

Elvis Malaj, autori shqiptar në garë për çmimin “Strega” në Itali, i cili shkruan në italisht, vjen te lexuesi shqiptar me vëllimin e tij të parë me tregime botuar së pari në Itali, “Nga veranda jote duket shtëpia ime”. Përmbledhja sjell tregime që e mbajnë atë të lidhur me identitetin e tij, me origjinën shqiptare […]

70 vjet më parë lindi albanologu i mirënjohur Robert Elsie

By |June 30th, 2020|

Më 29 qershor lindi në Vankuvër të Kanadasë albanologu, shkrimtari dhe përkthyesi i njohur gjerman Robert Elsie.
Elsie ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike në Kanada, ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe gjuhësisë më 1972. Shkoi në Evropë me një bursë studimesh, ku vazhdoi studimet e larta në Berlin, Paris, Dublin dhe Bon, ku mbrojti doktoraturën […]

Foto dite/ Vjenë 1920, studentët shqiptarë nderojnë Aleksandër Moisiun

By |June 29th, 2020|

Foto dite: Austri, më 29 qershor 1920. Studentët shqiptarë në Vjenë, me kursimet e tyre, shtruan një darkë për nder të artistit të madh shqiptar Aleksander Moisiu (ulur, i katërti nga djathtas). Ai u përshëndet nga Fuad Asllani, kryetari i shoqërisë studentore “Shqipëria”, Nush Bushati, kryeredaktori i revistës “Djalëria” dhe Jani Basho, veteran i lëvizjes […]

Pashko Vasa

By |June 29th, 2020|

Atdhetari, poeti e rilindësi Pashko Vasa lindi në Shkodër, më 17 shtator të vitit 1825.
Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike nga 1842 gjer më 1847. Fliste disa gjuhë të huaja: anglisht, italisht, frëngjisht, turqisht, greqisht e serbisht. Më 1847 vajti në Itali, ku mori pjesë radhët e forcave kryengritëse italiane. […]

128 vjet më parë u nda nga jeta Pashko Vasa

By |June 29th, 2020|

Më 29 qershor të vitit 1892 u nda nga jeta në Bejrut, atdhetari, poeti e rilindësi Pashko Vasa. Lindi në Shkodër, më 17 shtator të vitit 1825.
Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike nga 1842 gjer më 1847. Fliste disa gjuhë të huaja: anglisht, italisht, frëngjisht, turqisht, greqisht e serbisht. Më […]

82 vjet më parë lindi gjuhëtari i mirënjohur Emil Lafe

By |June 29th, 2020|

82 vjet më parë lindi gjuhëtari i mirënjohur Emil Lafe. Ai është bashkautor në disa vepra themelore për gjuhën shqipe, si “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Gramatika e gjuhës shqipe, vëll. I Morfologjia” (1976, 1995, 2002), “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe (1980), “Fjalor i emrave gjeografikë të Republikës së […]