qdbadmin

About QBD

This author has not yet filled in any details.
So far QBD has created 459 blog entries.

Studimi i rrallë francez mbi shtypin shqiptar të viteve 1848-1939

By |June 17th, 2020|

 

Shtypi shqiptar i viteve 1848-1939 në një studim francez të kohës botuar në revistën e Universitetit të Shkencave të Shtypit të Parisit. Në numrin e tretë të saj (korrik-shtator 1939), André Ravry, përmes një analizë të hollësishme sjell detaje të shumta për shtypin shqiptar asokohe, brenda dhe jashtë atdheut.
Shkrimi sjell të dhëna të ndryshme me […]

Kristo Floqi dhe vepra e tij letrare, në një qasje të re

By |June 17th, 2020|

Kristo Floqi, një nga autorët më popullorë të letërsisë e veçanërisht dramaturgjisë shqiptare në periudhën 1912-1939, vjen në studimin kritik “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” nga Prof. As. Dr. Jonela Spaho.
“Vepra e tij juridike, politike, publicistike e letrare qe e njohur gjerësisht në periudhën kur e shkroi, ndërsa pas Luftës së Dytë […]

188 vjet më pare lindi Kushe Mica

By |June 16th, 2020|

Më 16 qershor 1832 në Shkodër lindi Kushe Mica, themeluesja e shkollës së parë për gratë dhe vajzat shqiptare. Familja e saj, për arsye konflikti gjakmarrjeje, u zhvendosën në Shkodër nga Dukagjini. Filloi të jepte mësim në moshën 27-vjeçar. Një grua e vetëmësuar, për dhjetë vjet studioi me farmacistin venecian Shjor Marko Rebeskin dhe u thellua […]

Instituti Shqiptar i Nju-Jorkut, takim letrar me autorin Xhevdet Bajraj

By |June 16th, 2020|

Instituti Shqiptar i Nju-Jorkut fton dashamirësit e letërsisë në një takim letrar online me poetin shqiptar Xhevdet Bajraj dhe përkthyesit e tij, Ani Gjika dhe Alice Whitmore.
“From the refugee’s suitcase” (Nga valixhia e refugjatit), një lexim shumëgjuhësh: shqip, spanjisht dhe anglisht me autorin Bajraj, do të paraqesë përmbledhja e tij të fundit me poezi “Emergency Exit”. […]

156 vjet më parë lindi autori i romanit të parë në shqip, Ndoc Nikaj

By |June 16th, 2020|

Më 15 qershor 1864 lindi në qytetin e Shkodrës autori Ndoc Nikaj. Mësimet e para i kreu në Arqipeshkvinë e Shkodrës dhe në Seminarin Papnor, të udhëhequr nga etërit jezuitë. Studimet e larta i kreu në Romë, ku u shugurua meshtar në vitin 1888.
Dom Ndoc Nikaj shërbeu në Shkodër, mandej në famullinë e Shkrelit, Dajçit etj. […]

Ndahet nga jeta shkrimtari e studiuesi i njohur Moikom Zeqo

By |June 15th, 2020|

Ndahet nga jeta shkrimtari, artisti e historiani i njohur Moikom Zeqo, autor i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, histori arti, si dhe i një sërë skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Veprat e tij kanë marrë disa herë çmime të para dhe janë përkthyer në mjaft gjuhë të botës, si: […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me mësuesit shqiptarë në Suedi e Finlandë

By |June 15th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën në vijimësi të mbledhjeve të organizuara online me përfaqësuesit e mësuesve në Diasporë, me qëllim marrjen e informacionit dhe njohjen e problematikave të mësimdhënies në Diasporë, të lindura nga situata e re dhe jo vetëm, zhvilloi sot mbledhjen me mësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare në Suedi dhe Finlandë.
Në takim morën  Xhevat […]

Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën miraton projektet e reja të Qendrës së Botimeve për Diasporën

By |June 12th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën e drejtuar nga znj. Mimoza Hysa organizoi mbledhjen e radhës me Këshillin Koordinues të Botimeve për Diasporën, ku ishin të pranishëm: Kryetari i Këshillit, drejtori i Bibliotekës Kombëtare z. Piro Misha, anëtarët e Këshillit: prof. Floresha Dado, përfaqësuese e Akademisë së Shkencave; znj. Mira Hoxha, përfaqësuese e Ministrisë për Evropën dhe Punët e […]

142 vjet më parë u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit

By |June 10th, 2020|

Më 10 qershor 1878 u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, një ndër Lidhjet më të organizuara politike mbarëkombëtare pas Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në historinë e popullit shqiptar të kohës së re konsiderohet si tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar.
Në ditën e parë të punimeve në […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me mësuesit shqiptarë në Turqi e Spanjë

By |June 4th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën në vijimësi të mbledhjeve të organizuara online me përfaqësuesit e mësuesve në Diasporë, me qëllim marrjen e informacionit dhe njohjen e problematikave të mësimdhënies në Diasporë, të lindura nga situata e re dhe jo vetëm, zhvilloi sot mbledhjen me mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Turqi dhe në Spanjë.
Në takim […]