qdbadmin

About QBD

This author has not yet filled in any details.
So far QBD has created 459 blog entries.

Fjala e Gazmend Kapllanit në Takimin e Shkrimtarëve të Diasporës

By |February 24th, 2020|

Diskutimi për shkrimtarët e diasporës ka kuptim vetëm nëse kemi guximin mendor të rilidhemi me të kaluarën tonë dhe të rikujtojmë se ne jemi një nga popujt me diasporak dhe shtegtarë të Ballkanit dhe Europës.

Në fakt vetë ideja e Shqipërisë si ideal bashkëkohor lindi “jashtë saj”, në Itali tek Arbëreshët. Ai ideal u kthye ne platformë […]

Zhvillohet seanca dëgjimore në nënkomisionin “Për Diasporën dhe Migracionin”

By |February 18th, 2020|

Sot, në nënkomisionin “Për Diasporën dhe Migracionin” u zhvillua seanca dëgjimore me pjesëmarrjen e ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe drejtoreshave ekzekutive: znj. Mimoza Hysa nga Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD), znj. Elona Bano nga Agjencia Kombëtare e Diasporës (AKD) si dhe znj. Blerina Turdiu nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e […]

Qendra e Botimeve për Diasporën takim me mësuesit në Itali

By |February 10th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Lidhjen e Mësuesve në Itali organizuan takimin e parë në Rexhio Emilia (Reggio Emilia) me mësuesit e gjuhës shqipe. Më datë 7 shkurt Drejtoresha e Qendrës së Botimeve znj. Mimoza Hysa si dhe drejtuesja e Lidhjes së Mësuesve në Diasporë znj. Ariana Kosova morën pjesë në një […]

Mësimi i gjuhës shqipe në Romë në shekujt XVIII-XIX

By |January 17th, 2020|

Pjesë nga artikulli “Mësimi i gjuhës shqipe në Romë në shekujt XVIII-XIX” publikuar në nr. 4 të revistës “Hylli i Dritës” të vitit 1931.
“Librat qi përdoreshin për me xanë gjúhën shqype, ishin:  Gramatika e Fjalori Shqyp i P. Françeskut da Lecce, Doktrina e Krishtenë, sjellë shqyp prej Don Pjetër Budit, Kuvendi i Arbërit etj.”

Dervish Hima

By |January 10th, 2020|

Dervish Hima (1875-1928) njihet me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi. Ai lindi në Ohër më 21 maj të vitit 1875, në një familje të pasur, ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Manastir dhe Selanik dhe për dy vjet studioi mjekësi në Stamboll. Me vajtjen atje, fillimisht mbështeti Lëvizjen e Re Turke, në kuadër […]

Krist Maloki

By |January 10th, 2020|

Krist Maloki (1900-1972) e mbaroi shkollën fillore në vendlindje, në shkollën katolike të Prizrenit. Si nxënës i dalluar që ishte, përfaqësuesit e Austro-Hungarisë në Prizren e dërguan për të studiuar në Austri. Studioi në Salzburg, në Vjenë dhe në Graz. Mori dy doktorata: të parën në vitin 1929 në degën Filozofi-Pedagogjike me temën, “Die Grundprobleme der […]

Lazër Shantoja

By |January 10th, 2020|

Lazër Shantoja (1892-1945), te dorëshkrimi “Shantojana – Histori e familjes Shantoja” shkruan se origjinën familja e tij e ka nga Vjerdha e Vjetër, pranë fshatit Rragam të Shkodrës. Studimet fillore dhe të mesme i kreu pranë Seminarit Papnor të Etërve Jezuitë në vendlindje. Më tej vijoi studimet për teologji në Austri më 1912-1914, ku u shugurua […]

Publikohet libri mbi jetën e veprën e arbëreshit At Antonio Bellusci

By |January 10th, 2020|

“Rrugëtimi i një Arbëreshi” është libri i autores Ornela Radovicka mbi jetën dhe veprimtarinë e arbëreshit At Antonio Bellusci i publikuar nga shoqata “Pal Engjëlli”.
Z. Bellusci me arkivin e tij krijoi një tablo të pasur mbi jetën reale të arbëreshëve të Kalabrisë dhe arbërorëve arvanitas, luftoi për çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe si misionar […]

Mbahet mbledhja e radhës e Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën

By |December 26th, 2019|

Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën mbajti sot mbledhjen e radhës, gjatë së cilës shqyrtoi raportin vjetor të punës së Qendrës së Botimeve për Diasporën, prezantimin e planit të punës për vitin e ardhshëm, si dhe çështje të tjera.Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza […]

Arshi Pipa

By |November 22nd, 2019|

Arshi Pipa, studioi për filozofi në Universitetin e Firences në Itali. Prej vitit 1941-1946 dha mësim në Liceun Shtetëror të Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit. Në prill të vitit 1946, u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) Pipa vuajti në burgjet famëkeqe në Durrës, Vloçisht (Korçë), Tiranë, Burrel […]