qdbadmin

About QBD

This author has not yet filled in any details.
So far QBD has created 459 blog entries.

Sotir Kolea

By |November 22nd, 2019|

Sotir Kolea (1872-1945) ishte leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare në vitin 1928.
Lindi në Berat, më 4 shtator 1872. Kreu gjimnazin në gjuhën greke në Manastir. Më 1896 punoi si mësues i gjuhës shqipe në komunitetin shqiptar të Kavallës.
Më 1911 u zgjodh sekretar i shoqatës “Bashkimi” në Egjipt. Mori pjesë […]

Anton Logoreci

By |November 22nd, 2019|

Anton Logoreci lindi në Shkodër më 19 korrik 1910, në një familje me tradita atdhedashëse. Ai nisi mësimet në klasat fillore të etërve françeskanë dhe vijoi në kolegjin jezuit të qytetit të Shkodrës. Në vitin 1922, me themelimin e Kolegjit Teknik Amerikan nga Kryqi i Kuq Amerikan në Tiranë, familja e dërgoi Antonin në këtë kolegj, […]

Miratohen shtesat në vendimin nr. 492 “Për Miratimin e Çmimeve dhe të Kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra E Botimeve për Diasporën për Vitin Shkollor 2019-2020”

By |November 13th, 2019|

Miratohen ndryshimet në vendimin “Për miratimin e çmimeve dhe kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën për vitin shkollor 2019-2020” në katër pika të tij.

Përveç listës së teksteve shkollore për Diasporën për vitin shkollor 2019-2020, këtij vendimi do t’i bashkëngjitet lista e teksteve mësimore shtesë dhe lista e librave […]

Qendra e Botimeve për Diasporën në Kuvendin Europian mbi projektin e “Words4link – shkrimtaria e mërgimtarëve për integrimin”

By |October 18th, 2019|

 

Qendra e Botimeve për Diasporën merr pjesë në Kuvendin Europian të shkëmbimit të përvojave të mira mbi projektin e “Words4link – shkrimtaria e mërgimtarëve për integrimin”, një projekt i rëndësishëm ky pjesë e të cilit do të jenë shkrimtarët shqiptarë në emigracion dhe QBD-ja.

Ky projekt i financuar nga Komuniteti Europian synon të bashkojë në një […]

Atë Giorgio Guzzetta, themeluesi i Studimeve Shqiptare

By |October 18th, 2019|

Atë Giorgio Guzzetta (1682-1756) që njihet edhe si Apostulli i Shqiptarëve lindi në Sicili në komunitetin shqipfolës (arbëresh) të “Piana degli Albanesi”. Ai themeloi Seminarin Italo-Shqiptar (Palermo 1734), për studimin dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqipe, një nga Institucionet më inovative të llojit të vet në Europë.
Ai ishte gjithashtu themeluesi i Kolegjit të Marias […]

Qendra e Botimeve për Diasporën merr pjesë në Kuvendin Ndërkombëtar të Albanologjisë në Kroaci

By |October 7th, 2019|

U hap dje në Zara të Kroacisë, Kuvendi Ndërkombëtar i Albanologjisë “Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea-Encounters and dialogues among cultures”, organizuar nga revista “Shêjzat–Pleiades” në bashkëpunim me Universitetin e Zadarit, Shoqatën Italiane të Studimeve të Europës Juglindore dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. Në këtë kuvend marrin pjesë personalitete […]

26 shtatori, Dita Evropiane e Gjuhëve

By |September 26th, 2019|

26 shtatori është Dita Evropiane e Gjuhëve e përcaktuar nga Komiteti Evropian. Historia e promovimit të gjuhës shqipe krahas gjuhëve të tjera evropiane, nga diaspora shqiptare, i ka fillesat shumë herët. Ja disa nga shembujt e shtypit shqiptar që kanë promovuar kulturën, traditën e mbi të gjitha gjuhën shqipe:

“Flamuri i Arbërit”, gazetë e botuar në […]

Mbërrijnë në Itali, tekstet shkollore dërguar nga Qendra e Botimeve për Diasporën

By |September 20th, 2019|

Mbërritën në Itali, Abetaret dhe librat e Gjuhës Shqipe, tekstet shkollore falas të dërguara nga Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Postën Shqiptare. Puna për shpërndarjen sa më shpejt sipas shkollave të gjuhës shqipe atje, ka filluar.

Qendra e Botimeve për Diasporën ka dërguar tekste falas për mësimdhënien […]

Takim në Qendrën e Botimeve për Diasporën me albanologun e Universitetit të Shën Petërburgut, Aleksandër Novik

By |September 18th, 2019|

Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa, zhvilloi sot një takim me studiuesin dhe albanologun e Universitetit të Shën Petërburgut, Aleksandër Novik, me të cilin u bisedua rreth mundësisë së përkthimit dhe botimit në gjuhën shqipe të veprës “Ekspedita në lumin Azov – Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës” vëllimi I, […]

Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, takim në Konsullatën e Kosovës në Zvicër

By |September 17th, 2019|

Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa, zhvilloi një takim në Konsullatën e Kosovës në Zyrih të Zvicrës me Udhëheqësin e Misionit/ Ministrin Këshilltar z. Sami Kastrati dhe me Konsullen/Këshilltare znj. Shukrije Ramadani, ku u diskutua rreth politikës së përbashkët për zgjerimin e shkollave shqipe në kantonin e Zyrihut dhe më gjerë, […]