Luan Topçiu
Luan Topçiu lindi në Pogradec dhe është studiues letrar, kritik arti, përkthyes dhe kryeredaktor i disa gazetave dhe revistave shkencore-kulturore. Diplomat pranë Ambasadës së Shqipërisë në Bukuresht (Ministër Këshilltar, 2006-2016), profesor i Universitetit të Bukureshtit dhe koordinator i Qendrës Kulturore Shqiptare në Bukuresht, ai është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Rumanisë, Filiali Bukuresht.