Lajme

Foto Dite/ Shkolla “Naim Frashëri”, 1940

By |July 14th, 2020|

Nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Elbasan, 1940.

Mësuesit në Diasporë zgjedhin Këshillin e Mësimit Shqip

By |July 14th, 2020|

Mësues të shkollave shqipe në Diasporë, zhvilluan një takim online për të diskutuar mbi problematikat e Mësimit Plotësues në gjuhën shqipe.
Pas diskutimeve të shumta mbi gjendjen në të cilën ndodhet vijueshmëria e mësimit të gjuhës amtare në diasporë, sidomos në brezat e dytë e të tretë, u pa si i domosdoshëm informimi i prindërve shqiptarë […]

Foto dite/ Koliqi Camaj e Maloki

By |July 14th, 2020|

Ernest Koliqi, Martin Camaj, Krist Maloki, tre intelektualë të shquar, tre emra të njohur e të rë ndësishëm të letrave shqipe e të Diasporës shqiptare. Fotografia është shkrepur në Romë në vitin 1962.

68 vjet më parë u nda nga jeta Hafiz Ibrahim Dalliu

By |July 14th, 2020|

Më 12 korrik të vitit 1952 vdiq, Hafiz Ibrahim Dalliu, atdhetar, arsimtar, intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Lindi në Tiranë në vitin 1878. Studimet e larta i mbaroi në Turqi. Mori pjesë në përpjekjen e hapjes të shkollave shqipe në Tiranë më 1902. Në vitin 1908 së bashku me patriotë të tjerë themeloi në Tiranë klubin […]

146 vjet më parë lindi At Shtjefën Gjeçovi

By |July 14th, 2020|

Më 12 korrik, të vitit 1874 lindi në Janjevë të Kosovës At Shtjefën Gjeçovi, veprimtar i lëvizjes kombëtare, etnolog, arkeolog dhe shkrimtar, klerik françeskan, Mësues i Popullit. Pasi kreu kolegjin françeskan në Troshan, në vitin 1888 u nis për të ndjekur studimet në Kroaci. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1896 u dorëzua prift dhe shërbeu në […]

209 vjet më parë lindi albanologu i njohur Georg Von Jahhanes Hahn

By |July 14th, 2020|

Më 11 korrik të vitit 1811 ka lindur albanologu më i njohur i kohës, diplomati austriak, Georg Von Jahhanes Hahn. Ishte konsull i Austrisë në Janinë. Është i njohur për veprën e tij në disa vëllime “Studime shqiptare”, pastaj veprat studimore “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit”, “Udhëtim prej Beogradit në Selanik etj. Hahni la […]

90 vjet më parë u nda nga jeta Andon Zako Çajupi

By |July 13th, 2020|

Më 11 korrik të vitit 1930 vdiq Andon Zako Çajupi, poet, dramaturg, atdhetar dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Lindi më 26 mars të vitit 1866 në Sheper të Zagorisë. I ati Harito Zakos, ishte një tregtar duhani, i cili punonte në Kavallë dhe në Egjipt. Andon Zako, i njohur më vonë me emrin letrar, Çajupi, nga […]

111 vjet më parë u botua gazeta “Bashkim’ i Kombit”

By |July 13th, 2020|

111 vjet më parë  u botua për herë të parë gazeta “Bashkim’ i Kombit”, e cila u themelua ne Manastir dhe ishte  gazeta e parë në gjuhën shqipe me shkronja latine. Në foto shihet Lazer Gurakuqi, korrespondenti i Shkodrës së kësaj gazete.
Gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, ekonomike në gjuhën shqipe dhe turke. Numri […]

Ismete Leba, çmim të parë për “Fëmijët nuk kanë kurrë faje”

By |July 10th, 2020|

Autorja shqiptare me banim ne Itali Ismete Lebaj vlerësohet me çmim të parë për librin “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët nuk kanë kurrë faje), në konkursin letrar ndërkombëtar “Të bashkuar për ligjshmërinë”.
Autorja ia kushtoi çmimin heronjve të rrëfyer në libër, gra dhe burra të Shqipërisë […]

Shtypi francez i viteve ’70 i bënte jehonë veprave të Kadaresë

By |July 10th, 2020|

Pasqyrimi i botimit të veprave “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Dimri i madh” të Ismail Kadaresë në shtypin francez. Artikujt janë sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, i cili banon prej shumë vitesh në Francë, sjell vazhdimisht në shqip artikuj të ndryshëm të shtypit francez, lidhur […]