Personalitete historike

Aleks Buda

By |September 17th, 2020|

Aleks Buda (1911-1993) ishte mësues, historian, akademik shqiptar. Ati i tij ishte Dhimitër Taq Buda, farmacist, delegat i Elbasanit në Kongresin e Manastirit, deputet në dy legjislatura në Kuvendin Kombëtar dhe një ndër financuesit e Shkollës Normale të Elbasanit.
Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes dhe i vijoi në Lecce të Italisë. Kreu gjimnazin në […]

Vinçens Prennushi

By |September 15th, 2020|

Vinçens Prennushi (1885-1949) ishte folklorist, poet, publicist, përkthyes, klerik dhe shenjtor shqiptar, i cili u lumnua më 5 nëntor 2016. Mësimet e para i mori në vendlindje në Shkodër dhe i vazhdoi në seminarin e Troshanit, ku iu kushtua urdhrit françeskan qysh më 1900. Më 25 mars 1908, u shugurua meshtar i Urdhrit Françeskan dhe mori […]

Lazër Shantoja

By |September 15th, 2020|

Lazër Shantoja (1891-1945) ishte prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit e Leopardit, poet lirik, satirist dhe esperantisti i parë shqiptar. Lindi, më 2 shtator 1892, në Shkodër. Kisha Katolike e pranoi si shenjtor më 2016, pjesë e Martirëve të Shqipërisë, si një ndër priftërinjtë e parë të pushkatuar nga regjimi komunist.
Te dorëshkrimi “Shantojana – Histori e familjes Shantoja” shkruan […]

Ahmet Gashi

By |September 15th, 2020|

Ahmet Gashi (1888-1977) ishte gjeograf dhe historian shqiptar, profesor, autor tekstesh shkollore dhe veprimtarish të tjera arsimore e pedagogjike. Lindi 132 vjet më parë, më 1 shtator 1888 në Prishtinë. Mësimet e para i mori në vendlindje në gjuhën turke, kurse studimet e larta i kreu në Universitetin e Stambollit ku u diplomua për histori e gjeografi. U kthye […]

Sevasti Qiriazi

By |September 15th, 2020|

Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949) ishte mësuese, veprimtare, atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Vetë poeti dhe figura e shquar kombëtare Naim Frashëri, ishte ai që i dha mundësi Sevastisë të studionte në kolegjin “Robert College” në Stamboll e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Qe e para grua shqiptare që studioi […]

Ali Podrimja

By |September 15th, 2020|

Ali Podrimja (1942-2012), një ndër poetët më të dashur e përfaqësues të poezisë shqiptare, lindi në Gjakovë të Kosovës,
I lindur e i rritur në kohë lufte, ai pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Studioi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jetoi deri në fund të jetës. Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 […]

Petro Nini Luarasi

By |September 1st, 2020|

Petro Nini Luarasi (1865-1911) ishte veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, nderuar me titullin “Mësues i Popullit”.
Lindi më 22 prill të vitit 1865 në Luaras të Kolonjës. Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe ndërkohë përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe […]

Sterjo Spasse

By |September 1st, 2020|

 

Sterjo Spasse (1914-1989) ishte romancier dhe tregimtar shqiptar. Shkollën fillore e kreu në Korçë, për të vijuar më pas me shkollën “Normalja” në Elbasan. Një kohë punoi si mësues. Më vonë vazhdoi studimet e larta për pedagogji në Firence të Italisë dhe për letërsi në Bashkimin Sovjetik. Bashkë me Kutelin, Kokonën dhe Hakiun qe bashkëthemelues i […]

Gjon Nikollë Kazazi

By |August 31st, 2020|

 

Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) ishte klerik i njohur shqiptar i lindur në Gjakovë më 1 janar 1702. I konsideruar si udhëheqësi shpirtëror e kombëtar i shqiptarëve gjatë viteve 1700 të shekullit XVIII, ai ka qenë një ndër figurat e jashtëzakonshme të historisë kombëtare që la gjurmë, të cilat ndikuan edhe në zhvillimet e mëvonshme të saj. […]

Ferit Vokopola

By |August 31st, 2020|

Ferit Vokopola (1887-1969) ishte  politikan shqiptar, teolog, përkthyes, organizator i Kongresit të Lushnjës dhe një nga 40 nënshkruesit e Deklaratës Shqiptare të Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Vokopola ishte firmëtari më i ri i Aktit të Pavarësisë, ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës, ndër autorët më përfaqësues të mistikës islame në Shqipëri pas Naim Frashërit, publicist […]