Në zbatim të Ligjit nr.16, datë 18.04.2018, “Për diasporën”; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 469, datë 26.07.2018, “Për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, i ndryshuar; Rregullores së brendshme për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm nr. 65 Prot., datë 06.02.2020; dhe Urdhrit të brendshëm me nr. 112/5 Prot., datë 03.10.2022, “Për shpalljen e pozicioneve vakante për bashkëpunëtorë të jashtëm”, Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) shpall ftesën për konkurrim për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, autor/autorë, për projektin “Jam shqiptar”, që do të hartojë / hartojnë tekstet e udhërrëfyesve të trashëgimisë kulturore për 10 qytete të Shqipërisë dhe Kosovës.
Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
Kërkesa të përgjithshme:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
• Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se tre vjet;
• Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
• Të zotërojë programet bazë të kompjuterit;
• Të mos ketë qenë i/e dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale.
Kërkesa të veçanta:
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë në ciklin / profilin përkatës;
• Të ketë eksperienca të ngjashme në hartimin e materialeve ndihmëse / librave / inskenimeve për fëmijë;
• Të jetë krijues dhe të paraqesë një draft ide për hartimin e udhërrëfyesve të qyteteve.
Dokumentet e nevojshme për kandidatin / kandidaten për autor, që të pranohen në konkurrim, duhet të jenë si më poshtë:
1. Jetëshkrimi (CV);
2. Fotokopje e kartës së identitetit;
3. Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë;
4. Një draft ide për hartimin e udhërrëfyesve të qyteteve.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrje në konkurrim është data 20.10.2022, ora 13:00.
Dokumentet duhen dorëzuar në adresën e emailit të QBD-së .
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën do t’i njoftojë kandidatët pjesëmarrës në konkurrim individualisht nëpërmjet adresës së emailit.