Monthly Archives: May 2020

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me mësuesit shqiptarë në Zvicër

By |May 26th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën në vijimësi të mbledhjeve të organizuara online me drejtuesit dhe përfaqësuesit e lidhjeve të mësuesve në diasporë, me qëllim marrjen e informacionit dhe zgjidhjes së problematikave të lindura nga situata e re e krijuar prej gjendjes së pandemisë globale, zhvilloi sot mbledhjen me mësuesit e gjuhës shqipe në Zvicër dhe […]

Qendra e Botimeve për Diasporën publikon falas online, fjalorët dygjuhësh për fëmijë

By |May 26th, 2020|

Fjalorët dygjuhësh për fëmijë: shqip-anglisht; shqip-italisht; shqip-greqisht dhe shqip-ukrainisht, botuar rishtas nga Qendra e Botimeve për Diasporën vijnë në formatin e-book dhe janë të shkarkueshëm falas për të gjithë.
Fjalori dygjuhësh për fëmijë është konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç dhe shoqërohet me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për t’i qartësuar dhe për […]

Nxënësit dhe mësuesit në Diasporë përfitojnë falas tekste të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën

By |May 26th, 2020|

Nxënësit dhe mësuesit në Diasporë përfitojnë falas tekste të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën: “Klasikët Dygjuhësh” e “Fjalor Dygjuhësh Për Fëmijë”.

Me vendimin Nr. 408, datë 20.5.2020 të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Çmimeve të Shitjes së Teksteve të Botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, “Klasikët Dygjuhësh” dhe “Fjalor Dygjuhësh Për Fëmijë” […]

Ndahet nga jeta shkrimtari shqiptaro-boshnjak, Bekim Sejranoviq

By |May 22nd, 2020|

Ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare shkrimtari shqiptaro-boshnjak, Bekim Sejranoviq.
Bekim Sejranoviq lindi më 1972 në Berqko, ku dhe mbaroi shkollën fillore.
Më 1985 ndoqi Shkollën e Mesme Detare në Rijeka, por më pas vendosi të studiojë letërsi kroate dhe krahasuese në Fakultetin Filozofik në Rijeka.
Ai u transferua në Oslo në 1993 dhe më 1999 mori gradën […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me përfaqësuesit e mësuesve në Gjermani

By |May 22nd, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën në vijimësi të mbledhjeve të organizuara online me drejtuesit dhe përfaqësuesit e lidhjeve të mësuesve në diasporë, me qëllim marrjen e informacionit dhe zgjidhjes së problematikave të lindura nga situata e re e krijuar prej gjendjes së pandemisë globale, zhvilloi sot mbledhjen me përfaqësues të lidhjes së mësuesve të Gjermanisë, […]

92 vjet më parë vdiq Dervish Hima

By |May 21st, 2020|

Më 21 maj të vitit 1928 vdiq Dervish Hima atdhetar, publicist e diplomat shqiptar. I njohur me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi, Hima lindi në Ohër më 21 maj të vitit 1875, në një familje të pasur, ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Manastir dhe Selanik dhe për dy vjet studioi mjekësi në […]

Greqi/ Antologji e Tregimit Ballkanik prezanton autorë shqiptarë

By |May 20th, 2020|

 

Shtëpia botuese “Literatus” e Selanikut të Greqisë sapo botoi një Antologji të Tregimit Ballkanik, në të cilën përfshihen 68 autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Turqia, Sllovenia, Rumania, Mali i Zi dhe Serbia.
Autor i saj është Stavros G. Dajos dhe për përkthimin e tregimeve u angazhuan 34 përkthyes.
Shkrimtarët shqiptarë […]

117 vjet më parë lindi Ernest Koliqi

By |May 20th, 2020|

Më 20 maj 20 maj të vitit 1903 lindi në Shkodër, Ernest Koliqi, mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, botues dhe pedagog. Cilësohet bashkë me Mitrush Kutelin, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar, ndërkohë si Ministër Arsimi ka meritën për dërgimin e 200 mësuesve në trojet shqiptare jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.
Koliqi i përkiste […]

114 vjet më parë lindi Nonda Bulka

By |May 20th, 2020|

Më 18 maj 1906 lindi, Nonda Bulka, shkrimtar, atdhetar, pedagog e demokrat. Ka marrë pjesë aktive në krijimtarinë letrare publicistike në vitet ‘30 të shekullit XX dhe është dalluar me humorin e satirat e tij kundër regjimit të kohës, të cilat i botonte nën pseudonimin Chri-Chri. Veprat e tij janë: “Kur qan dhe qesh bilbili”, […]

125 vjet më parë lindi shkrimtari Haki Stërmilli

By |May 18th, 2020|

Më 17 maj të vitit 1895 lindi në Dibër të Madhe në një familje atdhetare Haki Stërmilli, shkrimtar i njohur, atdhetar dhe demokrat.

Në shtyp dhe botime mbajti qëndrime lidhur me të drejtat e shqiptarëve andej kufirit, republikanizmit dhe të drejtave të femrave. Botoi veprat “Dibranja e mjerueshme” (1923), “Dashuni e besnikri” (1923), “Agimi i lumnueshëm” […]