qdbadmin

About QBD

This author has not yet filled in any details.
So far QBD has created 459 blog entries.

Ismete Selmanaj Leba

By |July 9th, 2020|

Ismete Selmanaj-Leba lindi në Durrës dhe mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Prej vitit 1992 jeton në Itali. Është autore e mjaft veprave në prozë të publikuara në shqip dhe në italisht. Veprat e saj “Bambini non hanno mai colpe”, […]

Flutura Açka

By |July 9th, 2020|

Flutura Açka (Elbasan, 1966) është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptaro-holandeze. U diplomua për Statistikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi në vitin 2001 në Universitetin e Elbasanit. Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas si administratore […]

Durim Taçi

By |July 9th, 2020|

Durim Taçi lindi më 1964 në Gramsh. Autor i mjaft veprave letrare në prozë, është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Montefiore” për veprën “Codice Kanun” (2016) dhe me “Città di Genova” për tregimin “La badante”. Ka kontribuar në fushën e leksikografisë si hartues i fjalësit shqip në fjalorin italisht-shumëgjuhësh […]

Rudolf Marku

By |July 9th, 2020|

Rudolf Marku lindi më 1952 në Lezhë. Është autor i disa vëllimeve poetike, romaneve, shkrimeve publicistike dhe përkthyes i shumë autorëve të njohur të shekullit XX. Romani i tij “Tre divorcet e zotit Viktor N.” është fitues i çmimit “Kadare” për vitin 2015. Është nderuar me Çmimin e […]

Jani Vreto

By |July 9th, 2020|

Jani Vreto (1822-1900) ishte rilindës i shquar shqiptar, shkrimtar, botues dhe figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Lindi në Postenan, në Vilajetin e Janinës më 14 janar 1822. Mësimet e para i ndoqi në një shkollë greke afër Konicës, kurse më 1843-1847 ndoqi gjimnazin e mirënjohur “Zosimea” në Janinë. Më 1847 hartoi një vjershë për Skënderbeun […]

120 vjet më parë u nda nga jeta rilindësi i shquar Jani Vreto

By |July 9th, 2020|

Më 9 korrik të vitit 1900 vdiq në Athinë, rilindësi i shquar shqiptar, Jani Vreto. Ishte shkrimtar, botues, figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Lindi në Postenan, në Vilajetin e Janinës më 14 janar 1822. Mësimet e para i ndoqi në një shkollë greke afër Konicës, kurse më 1843-1847 ndoqi gjimnazin e mirënjohur “Zosimea” në Janinë. Më 1847 […]

“Agimi”, një revistë kombëtare e vitit 1919

By |July 8th, 2020|

Revista “Agimi” doli për herë të parë në maj të vitit 1919, ishte organ i shoqërisë “Vellazenija” të Shkodrës dhe dilte një herë në muaj. Drejtues të revistës ishin Dr. Kristo Floqi, Karl Gurakuqi, redaktor Karl Gurakuqi dhe Kadri Borshi. Qëllimi i revistës ishte zgjimi i kombit shqiptar përmes zhvillimit të gjuhës. Revista trajtonte probleme […]

Ali Aliu, një studiues i shquar i letrave shqipe

By |July 8th, 2020|

Studiuesi dhe kritiku i shquar Ali Aliu lindi më 1934 në Kranjë të Prespës. Shkollën tetëvjeçare e filloi në vendlindje dhe e kreu në Manastir më 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Beograd në vitin 1960. Punoi si gazetar në “Flaka e vllaznimit” në Shkup. Prej vitit […]

Zvicër/ Shkolla Shqipe, konkurs për mësuesit

By |July 8th, 2020|

Shkolla Shqipe në Zvicër lajmëron shpalljen e konkursit për mësues/e të gjuhës shqipe për disa pika shkollore, të kantoneve Zyrih, Schafhausen, Bern, Basel, Grabünden, Appenzell etj.
Kandidatët duhet të kenë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër, të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane, nivelin B1, të kenë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (gjuhë e letërsi […]

SHBA / Kur Konica vinte në skenë ”Otellon” e përkthyer nga Fan Noli

By |July 7th, 2020|

Si u vu në skenë “Otello” i Shekspirit sjellë në shqip nga Fan Noli dhe botuar nga “Vatra.
Më 7 Korrik 1923 në gazetën “Dielli” Faik Konica përshkruan suksesin e madh që pati vënia në skenë e veprës së Shekspirit “Otello” nga trupa e teatrit të Vatrës dhe bën një analizë të detajuar të lojës së […]