qdbadmin

About QBD

This author has not yet filled in any details.
So far QBD has created 459 blog entries.

Angli/ Një projekt të ri mësimdhënieje nga mësuesja shqiptare

By |June 29th, 2020|

Mësuesja Anila Kadija e Shkollës Shqipe në Londër të Anglisë “Ardhmëria” vjen me një projekt të ri interesant “Old Fashioned, Young Life project’”, prezantuar nga NRSCE.
Projekti i hartuar për fëmijë 6-10 vjeç, synon të sjellë një mënyrë të re konceptimi në mësimdhënien online.
Një aktivitet argëtues, artistik që frymëzon fëmijët të njihen me piktorë të famshëm […]

Foto dite/ Fan Noli e Anton Athanasi

By |June 29th, 2020|

Boston 1953: Fan Noli, një ndër personalitetet më të shquara të letrave, kulturës dhe historisë shqiptare, bashkë me mikun i tij Anton Athanasi, një prej figurave shqiptare më të njohura në Amerikë që dha kontribut të çmuar në çështjen shqiptare, duke mbështetur shoqërinë “Vatra”.

103 vjet më parë lindi Idriz Ajeti (1917-2019)

By |June 29th, 2020|

Më 26 qershor të vitit 1917 lindi Idriz Ajeti, albanolog i njohur, ligjërues, studiues, erudit dhe kontribues i jashtëzakonshëm në fushën e albanologjisë.
I lindur në Tupallë të Jabllanicës së Epërme, shkollën fillore e kreu në Banjë të Sijarinës, kurse të mesmen në Shkup, më 1938. Po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të […]

Teuta Tabaku: Gjuha amtare, busulla ime

By |June 26th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën sjell një cikël intervistash me mësues shqiptarë në Diasporë, të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në përhapjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës shqiptare dhe forcimit të lidhjeve të komunitetit shqiptar në vendin ku ndodhen.
 

Teuta Tabaku është mësuese e Gjuhës Shqipe në […]

Teuta Tabaku

By |June 25th, 2020|

“Hylli i Dritës”, një revistë letrare e atdhetare që i qëndroi kohës

By |June 25th, 2020|

“Hylli i Dritës” ka qenë e para revistë letrare, artistike, kulturore e studimore e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor, ku botuan një plejadë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh të kohës.
Revista u krijua më 1913, nga Át Gjergj Fishta bashkë me françeskanët. Botimi i saj u ndalua disa herë […]

Kristo Floqi

By |June 25th, 2020|

Kristo Floqi (1920-1951) lindi në Korçë më 15 nëntor 1920. Mësimet e para i mori në shkollën qytetëse në Korçë, ndërsa studimet e mesme dhe të larta i kreu në Greqi. U diplomua për drejtësi në Athinë, ku ushtroi profesionin e avokatit më 1899. Në Korçë hapi zyrë avokature dhe punoi gjatë viteve 1902-1908 si […]

Ndoc Nikaj

By |June 25th, 2020|

Ndoc Nikaj (1864-1951) lindi në qytetin e Shkodrës dhe mësimet e para i kreu në Arqipeshkvinë e Shkodrës dhe në Seminarin Papnor, të udhëhequr nga etërit jezuitë. Studimet e larta i kreu në Romë, ku u shugurua meshtar në vitin 1888.
Dom Ndoc Nikaj shërbeu në Shkodër, mandej në famullinë e Shkrelit, Dajçit etj. Veprimtaria e […]

Mihal Hanxhari

By |June 25th, 2020|

Mihal Hanxhari (1930-1999) ishte shkrimtar, përkthyes, bibliotekist dhe mësues i gjuhës shqipe.
Lindi në Kentaki të SHBA-së, ku babai i tij kishte emigruar më 1907. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Universitetin e Budapestit për histori e gjeografi në vitin 1954.
Pas diplomimit në vitin 1954, u kthye në Shqipëri dhe […]

Parashqevi Qiriazi

By |June 25th, 2020|

Parashqevi Qiriazi (1880-1970), veprimtare e Lëvizjes Kombëtare, Mësuese e Popullit dhe një ndër figurat e rëndësishme për emancipimin e gruas shqiptare.
Më e vogla e fëmijëve, Parashqevia mësoi gjuhë të huaja që në fëmijëri dhe fliste shtatë të tilla. Pas diplomimit më 1904 në Kolegjin Amerikan për Vajza në Konstandinopojë, ajo u emërua gjatë viteve 1904-1905, […]