Lajme

17 vjet nga vdekja e Dhimitër Shuteriqit

By |July 27th, 2020|

Dhimitër S.Shuteriqi u nda nga jeta më 22 korrik të vitit 2003. Ai u lind në Elbasan në një familje intelektuale, i biri i Simon Shuteriqit, anëtar i Kongresin e Manastirit dhe një ndër themeluesit e Normales së Elbasanit. Dhimitri i ndoqi studimet e larta në Universitetin e Grenoblit dhe Lionit, në Francë dhe punoi […]

Shkrimtari Ardian Ndreca flet rreth librit të tij “Filozofia e hapësirës urbane”

By |July 27th, 2020|

Shkrimtari Ardian Ndreca, i ftuar në një intervistë flet rreth librit të tij “Filozofia e hapësirës urbane” (Filosofia dello spazio urbano). Ajo që ka vënë në qendër të studimit të tij është se hapësira urbane prodhon qytetarë, qytetarët krijojnë qytetërim. “Ne jemi një vend ku hapësirat tona urbane nuk prodhojnë qytetërim, prodhojnë vetëm mbivendosje njerëzish, […]

Së shpejti në gjuhën shqipe libri i albanologut Robert Elsie kushtuar bektashinjve shqiptarë

By |July 27th, 2020|

Së shpejti do të vijë në gjuhën shqipe libri i albanologut Robert Elsie kushtuar bektashinjve shqiptarë. Ky vëllim i kushtohet rendit të dervishëve bektashianë në Shqipëri dhe rolit të tij në historinë shqiptare. Ai trajton vetëm përciptazi bektashinjtë e Turqisë dhe gjetkë, për të cilët tashmë është shkruar shumë, edhe pse kryesisht në turqisht. Libri […]

Shkrimtari shqiptaro-italian Elvis Malaj sjell në shqip përmbledhjen e tij të parë me tregime “Nga veranda jote duket shtëpia ime” (“Dal tuo terrazzo si vede casa mia”)

By |July 27th, 2020|

Shkrimtari shqiptaro-italian Elvis Malaj sjell në shqip përmbledhjen e tij të parë me tregime “Nga veranda jote duket shtëpia ime” (“Dal tuo terrazzo si vede casa mia”). Një rrëfim për dy brigje, sa të njohura edhe të panjohura për njëra-tjetrën, për njerëz të ndryshëm, por në thelb të ngjashëm. Kështu mund ta përshkruajmë me një […]

Studiuesi Hysni Ndreu merr pjesë në tryezën shkencore organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me rastin e 95 vjetorit të lindjes së Martin Camaj

By |July 27th, 2020|

Studiuesi Hysni Ndreu ishte pjesë e tryezës shkencore organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me rastin e 95 vjetorit të lindjes së Martin Camaj, shkrimtarit, prozatorit, dramaturgut, studiuesit të gjuhës dhe të letërsisë shqipe, si dhe kontribuesit në fushën e albanologjisë. Hysni Ndreu, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani, ka trajtuar një temë […]

Shoqata “Assoalbania Piemonte Asti” është një shoqatë që prodhon kulturë

By |July 27th, 2020|

Kryetari i shoqatës “Assoalbania Piemonte”, z. Artan Sadikaj, tregon në një intervistë për kontributin që ka dhënë kjo shoqatë në këtë situatë të vështirë që po kalojmë për shkak të pandemisë dhe projektet e këtij grupi. Z. Sadikaj shprehet: “Unë bashkë me anëtarët e tjerë të shoqatës u përpoqëm të japim kontributin tonë. Nuk e […]

Më 20 korrik 1997, në Uashington, SHBA, ndërroi jetë Dr. Arshi Pipa

By |July 22nd, 2020|

Më 20 korrik 1997, në Uashington, SHBA, ndërroi jetë Dr. Arshi Pipa, arsimtari, publicisti, poeti, gjuhëtari, kritiku letrar, përkthyesi dhe pedagogu shqiptar. Arshi Pipa studioi për filozofi në Universitetin e Firences në Itali. Prej vitit 1941-1946 dha mësim në Liceun Shtetëror të Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit. Në prill të vitit 1946, u burgos nga regjimi […]

Foto dite/Shkolla e Gjuhës Shqipe në Madrid organizon një ditë mësimi në natyrë

By |July 22nd, 2020|

Shkolla e Gjuhës Shqipe në Madrid organizon një ditë mësimi në natyrë, duke qenë se shkollat janë të mbyllura për shkak të pandemisë. Kjo është shkolla e parë e gjuhës shqipe në historinë e Spanjës. Në këtë situatë që po kalojmë, natyra ka një efekt të fuqishëm në vëmendjen e nxënësve, rrit aktivitetin fizik, nxit […]

Në korrik të vitit 1621, Pjetër Budi u emërua ipeshkëv i Sapës dhe i Sardës

By |July 22nd, 2020|

Në korrik të vitit 1621, kleriku dhe shkrimtari shqiptar, Pjetër Budi u emërua ipeshkëv i Sapës dhe i Sardës, ndërsa një vit më vonë e nisi misionin e tij ipeshkёvnor në Shqipëri, ku kryesisht zhvilloi aktivitete të natyrës atdhetare e politike. Veproi për kauzën shqiptare, në një situatë politike teje të vështirë, duke synuar lirimin […]

Më 21 korrik 1925 lindi Martin Camaj, shkrimtar dhe studiues i njohur i gjuhës shqipe

By |July 22nd, 2020|

Më 21 korrik 1925 lindi Martin Camaj, shkrimtar dhe studiues i njohur i gjuhës shqipe. U lind në Temal të Dukagjinit. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.  Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me […]