Autorë në Diasporë

Flurans Ilia

By |August 30th, 2019|

Flurans Ilia u lind në Berat më 16 Maj 1971 në një familje intelektualësh ku biblioteka dhe librat zënë vend qendror në mjedisin familjar. Humbja e babait do ta shtynte qysh në fëmijëri drejt botës magjike të artit. Përgjatë viteve të shkollës shkruan poezi, skica, tregime, pa publikuar […]

Ardian Ndreca

By |August 30th, 2019|

Ardian Ndreca ka lindur në Shkodër në vitin 1969. Ka kryer studimet për filozofi në Romë ku edhe jeton që nga viti 1990. Mban katedrën e Historisë së Filozofisë moderne pranë Universitetit Urbanian dhe është profesor i ftuar pranë John Carroll University (Cleveland). Nga viti 2006 deri në […]

Ylli Demneri

By |August 30th, 2019|

Ylli Demneri ka lindur në Tiranë më 26 shkurt 1961. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve për regji teatri e filmi më 1984, emërohet në Kinostudio ku punon si asistent regjisor e regjisor filmash dokumentarë. Fiton çmime speciale për dokumentarin “Kur flasim për poezinë” (1984), si […]

Lisandri Kola

By |August 27th, 2019|

Lisandri  Kola lindi në Shkodër më 12 maj 1986. Ai studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në qytetin e tij të lindjes gjatë viteve 2004-2008 dhe më pas u diplomua  në Letërsi  më 2010 (M.Sc. në Kritikë dhe teori letrare ) në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, […]

Shkëlqim Çela

By |August 16th, 2019|

Poet, romancier e tregimtar, Shkëlqim Çela ka botuar deri sot përmbledhjet me proza “Mëmëdhembje” (“Albin”, 2008), “Kulmak” (“Albin”, 2009), “Ishulli Ruzvelt” (“Tirana Times”, 2013) –  fitues i çmimit të dytë të Ministrisë së Kulturës më 2014, “Tuneli i dhëndurëve” (Tirana Times, 2015), “Embriologji” (“Mapo Editions”, 2016) – fitues […]

Roland Gjoza

By |August 16th, 2019|

Roland Gjoza është mjaft i njohur në rrethet artistike në Tiranë e Prishtinë, ndër lexuesit e letërsisë dhe amatorët e filmit. Ai është poet lirik, prozator me një stil të veçantë dhe skenarist filmi. Në moshën 18-vjeçare botoi librin e parë “Mozaik”, një vëllim lirik që la mbresa […]

Ramiz Gjini

By |August 16th, 2019|

Ramiz Gjini u lind në Kastriot të Dibrës më 1961. Më 1992 përfundoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku u specializua si aktor. Pas përfundimit të shkollës u mor me gazetari. Në vitin 1998 botoi vëllimin me tregime “Dush varrezash”, duke vazhduar më pas […]

Henrik Gjoka

By |August 16th, 2019|

Shkrimtari Henrik S.G., emri i të cilit është Henrik Gjoka, pas daljes nga burgu në vitin 1991, jeton e shkruan në Francë.
Është autor i romaneve “Simfonia e fundit në ishullin Simon” (2000), “Metamorfoza e një brezi të humbur” (2007). “Gjuetia e pëllumbave” (2008), “Charlotte” (2010), “Sonatë për gruan […]

Bessa Myftiu

By |August 16th, 2019|

Bessa Myftiu ka lindur në Tiranë, Shqipëri. Është vajza e shkrimtarit disident Mehmet Myftiu. Shkollën fillore, të mesme dhe studimet e larta i ka kryer në Tiranë. Pas një pune dyvjeçare si pedagoge në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit, Myftiu punoi si gazetare në revistën “Skena dhe […]

Darien Levani

By |July 23rd, 2019|

Darien Levani (Fratar 1982) është një avokat dhe shkrimtar shqiptar që jeton në Itali. Është themelues i blogut kolektiv për muzikë e letërsi “Tirana Calling”. Ka debutuar në letrat shqipe në vitin 2012 me romanin “Poetët bëjnë dashuri ndryshe”, për të […]