qdbadmin

About QBD

This author has not yet filled in any details.
So far QBD has created 459 blog entries.

Qendra e Botimeve për Diasporën mirëpret Ministrin e Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko

By |May 18th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën, drejtuar nga znj. Mimoza Hysa mirëpriti dje Ministrin e Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe drejtuesit e institucioneve të tjera të Diasporës në varësi të tij, për të prezantuar punën njëvjeçare të Qendrës, botimet e reja dhe sallën “Fan Noli”.

Qendra e Botimeve për Diasporën, një vit energjik kushtuar Diasporës

By |May 18th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën ia ka kushtuar energjitë e saj krijimit të menjëhershëm të urave të komunikimit me të gjitha forcat lëvizëse kulturore në diasporë, shoqatat shqiptare kulturore, shkollat, mësuesit, artistët etj., me misionin e saj parësor ruajtjen e gjuhës shqipe.
Pse u krijua Qendra e Botimeve për Diasporën dhe cili është roli i saj? Pse […]

Sfidat e rrugëtimit të parë të Qendrës së Botimeve për Diasporën

By |May 15th, 2020|

Një vit më parë nisi punën e saj Qendra e Botimeve për Diasporën, institucion në shërbim të misionit të Ministrit të Shtetit për Diasporën. Misioni i kësaj qendre është mbështetja e mësimit të gjuhës shqipe, njohja dhe përhapja e kulturës kombëtare përmes botimit të teksteve shkollore, librave me përmbajtje letrare, historike, sociale etj., si dhe organizimi […]

Qendra e Botimeve për Diasporën përuron sallën “Fan Noli”

By |May 15th, 2020|

Në përvjetorin e parë të funksionimit të saj, Qendra e Botimeve për Diasporën përuroi sallën “Fan Noli”, e cila është e pajisur me mjete profesionale cilësore për procesin e punës së saj, për të siguruar përgatitjen e librave në formatin e-book, si dhe gjithçka tjetër të nevojshme për platformën digjitale kushtuar mësimdhënies në Diasporë.

Qendra e Botimeve për Diasporën përuron fjalorët dygjuhësh

By |May 15th, 2020|

Në përvjetorin e parë të funksionimit të saj, Qendra e Botimeve për Diasporën përuroi botimin e fjalorëve dygjuhësh për fëmijë: shqip-anglisht; shqip-italisht; shqip-greqisht dhe shqip-ukrainisht. Fjalorët do të ofrohen falas për fëmijët në Diasporë me qëllim mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe jashtë vendit.

Përvjetori i parë i Qendrës së Botimeve për Diasporën

By |May 15th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën në 1 vit👇

➢ Qendra e Botimeve për Diasporën është institucion në shërbim të misionit të Ministrit të Shtetit për Diasporën.

➢ Misioni i saj është mbështetja e mësimit të gjuhës shqipe, njohja dhe përhapja e kulturës kombëtare përmes botimit të teksteve shkollore, librave me përmbajtje letrare, historike, sociale etj., si dhe […]

178 vjet më parë lindi Mehmet Ali Pashë Vrioni

By |May 13th, 2020|

Më 13 maj të vitit 1842 lindi Mehmet Ali Pashë Vrioni, atdhetar, politikan, diplomat shqiptar e nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mehmet Ali Pashë Vrioni, është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar, Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përkthyesit të shquar, Jusuf Vrioni. Nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, kryetar i Lidhjes Shqiptare të […]

100 vjet më parë lindi Vexhi Buharaja

By |May 13th, 2020|

Më 12 maj të viti 1920 lindi në Berat Vexhi Buharaja, atdhetar, dijetar, poet, përkthyes, shkrimtar, historian, studiues, hulumtues dhe njohës i dhjetë gjuhëve kryesore lindore e perëndimore. Buharaja rrjedh prej një familje intelektuale, me trashëgimi të pasur fetare, kulturore, atdhetare. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, pas kësaj vazhdoi studimet në Medresën e Përgjithshme në […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me përfaqësuesit e mësuesve në Greqi

By |May 12th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën në vazhdim të mbledhjeve të organizuara online me drejtuesit dhe përfaqësuesit e lidhjeve të mësuesve në diasporë, me qëllim të marrjes së informacionit dhe zgjidhjes së problematikave të lindura nga situata e re e krijuar prej gjendjes së pandemisë globale, zhvilloi sot mbledhjen me përfaqësues të lidhjes së mësuesve të Greqisë, […]

249 vjet më parë lindi Dhaskalina Stavri Pinoti (Bubulina)

By |May 11th, 2020|

Më 11 Maj 1771, lindi Dhaskalina Stavri Pinoti (Bubulina), gruaja që hyri në histori për trimërinë, mençurinë, bukurinë e personalitetin e saj.
Dhaskalina Pinoti  Bubulina ishte komandante e anijes luftarake “Agamemnom” me të cilën i dha ndihmë të madhe Ali Pashë Tepelenës, kur Janinën e rrethuan turqit. Ajo iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit grek duke dhënë […]